Tiranë - Kryeministri Berisha po mban mbledhjen e qeverisë, një ditë pas pranimit të humbjes së zgjedhjeve dhe uroi kundërshtarin e tij politik për fitoren.
Berisha e nisi mbledhjen duke njoftuar anëtarët e kabinetit qeveritar se ishte njoftuar zyrtarisht nga Shah Deniz se ishte përzgjedhur projekti TAP dhe më pas nënvizoi se administrata dhe qeveria do të funksionojë me të gjitha kapacitetet dhe xhiro të plotë të saj deri në shtator, kur pushteti do i dorëzohet koalicionit të majtë.
BERISHA: TAP FITORE E JASHTEZAKONSHME E SHQIPERISE
Berisha tha se Shah Deniz kishte njoftuar zyrtarisht për përzgjedhjen e projektit TAP.
"Ky projekt zgjidh problemin e furnizimit me gaz dhe është një marrëveshje e rëndësishme për Shqipërinë. Ky projekt, defakto projekti më i madh i gazit në Europë - theksoi Kryeministri - tejkalon në investim cdo projekt gazsjellësi dhe do të krijojë në Shqipëri mijëra vende pune si dhe qindra bizneseve do i hapë shërbimin. Në emër të qeverisë shpreh mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit.”
Berisha e quajti projektin një fitore të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shtoi se i kishte kërkuar përfshirjen e Kosovës në këtë projekt.
“Shqiptarët zgjidhin në mënyrë përfundimtare çështjen e energjisë dhe janë një vend nevralgjik i këtij korridori që do të quhet korridori jugor i gazit, pasi parashikohet që burime të mëdha të gazit, në një të ardhme do i bashkohen “
"Në këtë takim kam paraqitur kërkesën që të përfshihet edhe Kosova. Ka një problem që e ndërlikon këtë çështje, por më garantuan se do mbajnë në shënim dhe do e shqyrtojnë në të ardhmen” - tha Berisha.
QEVERIA AKTUALE DO FUNKSIONOJË DERI NË SHTATOR
Berisha tha administrata dhe qeveria do të funksionojë me të gjitha kapacitetet dhe xhiro të plotë të saj deri në shtator, kur pushteti do i dorëzohet koalicionit të majtë.
“Detyra jonë është që deri ditën që parlamenti do të votojë kabinetin e ri dhe të betohet tek Presidenti, qeveria dhe administrata duhet të funksionojë me të gjitha kapacitetet dhe xhiro të plotë. Çdo lloj demotivimi është i pandershëm, i padenjë, i papranueshëm, administrata e vendit është pasuri kombëtare dhe duhet ta tregojë veten të funksionojë me kapacitet të plotë në përkushtim të madh deri ditën që do të votohet qeveria e re. Do të jetë ajo pastaj që do të organizojë sipas mënyrës së vet” - tha Berisha.
FIRMOS KUOTAT E STUDENTEVE
Berisha firmos dhe vendimin për kuotat e studentëve. Këtë vit janë 29 mijë studentë që do të përfitojnë studimet në universitetet publike këtë vit.
”73 % e maturantëve përfitojnë vende studimi në universitetet publike. Ky është numri më i lartë. 29 mijë studentë.” Më vete janë parashikuar kuota për studentë nga Lugina e Preshevës, nga Mali i zi dhe Maqedonia.
Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com