TIRANE- Kryeministri Berisha ka premtuar se do të mbështesë Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit të vendit. Gjatë një konference të mbajtur me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Mjekësisë Publike, kreu i qeverisë vlerësoi projektin e Bashkisë për Bulevardin kryesor, si dhe projektet e tjera për Tiranën.
"Qeveria do të mbështesë fuqishëm zhvillimin e kryeqytetit. Jo për politikë, por kurrë nuk mund të ketë qëllim tjetër. Sot ka një mirëkuptim midis qeverisë vendore dhe qendrore. Do punojmë ta lartësojmë çdo ditë e më shumë emrin e Tiranës”, tha Berisha.
“Plani urbanistik”, vijoi kryeministri, “i njeh qytetarët të barabartë para ligjit, për pronën dhe i shton shumë vlera qytetit”.
Gjatë aktivitetit janë nderuar me çmime mjekë e personalitete të shquara të mjekësisë, ndër ta edhe kryeministri Berisha, i cili mori titullin "Fisnikëria Tiranase”. Shefi i mazhorancës, foli për rëndësinë e Spitalit Publik, ndërsa premtoi rritje të cilësisë së sistemit shëndetësor.
“Nderohet sot një nga institucionet ndofta më themelore, ndofta me histori më të pasur, shënohet sot 85-vjetori i Spitalit Publik, sot “Nënë Tereza” në Tiranë. Ky është një institucion i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin dhe kombin, që ka përmbushur në çdo kohë me përgjegjësi të madhe dhe humanizëm të jashtëzakonshëm, dashuri e respekt një mision nga më të vështirët”, tha Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com