Berisha: Qeveria e kleptokracisë
ja kush janë ministrat e Ramës

Berisha: Qeveria e kleptokracisë<br />ja kush janë ministrat e Ramës
TIRANE - Kryeministri Berisha vazhdon të komentojë qeverinë "Rama". Në shënimin me titull "Ditë e shënuar në historinë e Kleptokracisë", ai i dëften miqve të tij të Fb, takimin e kryesocialistit që e quan "Piktori" me kabinetin e vet qeveritar "që është dhe ekipi me i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri."

Sipas Berishës, "vetë  Piktori, përveç aferave si ish-minister i qeverisë "Nano" dhe "Kryetar 20%"-ësh i bashkisë së Tiranes, ështe i vetmi kryeministër këto 20 vite në Europë që ulet ne karrigen e kryeministrit me një vilë dhe një pallat 5-katësh me burim financiar të panjohur.

Ministri i Financave Cani është Guvernatori, që pasi vodhi apo bashkëvodhi Thesarin e Shtetit, pas zhdukjes së tij deklaroi se Banka nuk ka patur në Thesar, flori.

Ministrit të Shëndetësisë Beqja është i vetmi që iu hoq mandati i deputetit, sepse me baxhanakun e "Piktorit kishte bërë kërdine me tendera në bashki. Ai ka falsifikuar mijëra e mijëra pensione, për të cilat po ndiqet.

Ministri i Brendshem Tahiri është i vetmi deputet me skaf dhe që iu arrestua i ati në flagrancë për kondrabandë ilaçesh dhe e ëma ndiqet për evazion fiskal në shumën 80 mijë euro.

Ministri i Ekonomisë Ahmetaj është në ndjekje për vjedhjen prej 10 milionë eurosh që i ka bërë kompanisë "Albtelekom" me kompaninë e tij private "Hermes".

Ministri i Mirëqënies Sociale, me mire të themi i "mirëqënies personale", Erion Veliaj, është bërë i famshëm si njeriu që me paratë e "Mjaft"-it ndërtoi një vilë për vete dhe një vilë për "Veliçen" pa firmosur në jetën e tyre ndonjëherë në bordero. Ai me pas, për të zhdukur gjurmët e kësaj afere, vodhi vetë kompjuterin e financave të "Mjaft|-it.

Këto ishin vetëm disa nga aferat e disa prej anëtarëve të "ansamblit lukunia,"  - shkruan Berisha në fund.

Ky është i treti koment i Kryeministrit në ikje, brenda një jave, lidhur me qeverinë e re të mazhorancës së majtë, që do të vendoset në shtator.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë