Berisha:Qeveria teknike, zgjidhje
dorëheqja e Metës qetëson gjakrat

Berisha:Qeveria teknike, zgjidhje<br />dorëheqja e Metës qetëson gjakrat
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka thënë sot se krijimi i qeverisë teknike ka qenë një propozim i kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe se do ishte një zgjidhje, ndërkohë që dorëheqja e deklaruar nga Meta, në rast se ai voton reformën pa konsensus, do të ishte një zgjidhje për të qetësuar gjakrat.
 
Qeveria teknike është një tezë e paraqitur nga Basha, ndërkohë që dorëheqja e metës do ishte zgjidhje shumë e dobishme për të qetësuar gjakrat. Kjo është një qeveria e paanshme për përgatitjet e zgjedhjeve’ tha Berisha.
 
Duke u ndalur tek çështja e negociatave, ai ka thënë se kryeministri Rama ka munguar në negociatat e sotme çka tregon një dëshpërim të tij. Ai ka shtuar se të gjithë shqiptarët po e shohin se kush e do apo jo reformën.
 
Rama mungon sot në negociata, kjo është shenjë që tregon dëshpërim. Mosprania e Ramës në tryezë kërkon që ai është i dëshpëruar dhe s’ka nerva për negociata
Mendoj se kush po e bllokon reformën edhe veshgjatët në Shëngjergj e kanë marrë vesh. Ajo që kam unë, ndjej keqardhje po të bllokohet pasi mendoj se është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ka negociata në vazhdim dhe unë nuk dua të paragjykoj.Por dua të them se të gjitha pikat ku ndahen palët janë 100% të zgjidhshme. Cdo negociatë konfidenciale është jo në linjën e negociatave me procesverbal, por në mirëbesim. Pala tjetër thotë Jo. Mohon marrëveshjen
” tha Berisha.
 
Berisha ka thënë nga ana tjetër se dëshmitar i arritjes fillimisht të konsensusit mes palëve është Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ndëkrohë që ka shtuar se, palët tani janë duke luftuar për të gjetur një zgjidhje, por shton se mazhoranca po këkron që tyë mbledhë 71 vota për ta kaluar Reformën në Drejtësi.
 
Për fat të mirë, ministri i drejtësisë pohon atë që ka pohuar edhe përfaqësuesi i marrëveshjes konfidenciale të Edi Ramës. Dëshmitar 100% i besueshëm është Manjani. Është një keqardhje e madhe që gjendemi këtu. Tani po luftojnë për të gjetur një zgjidhje. Një rilindës më ka dërguar mbrëmë një sms. Rama po përpiqet të bëhen 71 vota. Nuk i rri prapa atij, po them çfarë thotë socialisti. Ai po lufton për 71 votat. Rama po bën gjithçka për të mos u votuar reforma. KLP e KLGj nuk janë kushte të reja për opozitën” tha ai.
 
Berisha ka deklaruar se në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të partisë Demokratike asnjë deputet nuk ka thënë se do ta votojë sot Reformën në Drejtësi pa konsensus.

berisha flet

berisha flet
 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike