TIRANË - Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka vizituar sot familjen e Azem Hajdarit. Në fund të fjalës së tij, Berisha ka vlerësuar edhe më shume se vetveten veprën e Azem Hajdarit: "Mendoj se askush nuk meriton më shumë se ai të nderohet për veprën e tij".
Berisha ka theksuar se "në 15-vjetorin e rënies, eshtrat e Azem Hajdarit, burrit të shquar të kombit shqiptarë, tribunit legjendar të lirive dhe të drejtave njerëzore, të dinjitetit njerëzor të shqiptarëve u vendosën në Varrezat e Dëshmorëve, në altarin e lirisë së kombit tonë. Ishte një nderim plotësisht i merituar, pasi askush në histori si individ nuk ka bërë më shumë për lirinë e shqiptarëve se sa Azemi".
"Në moment kritik për kombin udhëhoqi lëvizjen paqësore për liri dhe dinjitet të studentëve të universiteteve të Tiranës, lëvizje që do gjunjëzonte në kohë të shkurtër diktaturën më të egër në Europën komuniste".
"Azemi ishte tribuni, udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, themeluesi dhe udhëheqësi i PD dhe në gjithë karrierën e tij ai qëndroi besnik vlerave, ëndrrave, aspiratave, idealeve të studentëve të tij, me të cilët nisi në 8 dhjetor betejën e madhe të lirisë në rrugët dhe sheshet e Tiranës".
"Në mbrojtje të këtyre vlerave ai ra për të mbetur i pavdekshëm. Nderimi që i bënë sot qytetarë, familja, miqtë, autoritetet zyrtare është një nderim plotësisht i merituar".
"Mendoj se askush nuk meriton më shumë se ai të nderohet për veprën e tij. I përjetshëm kujtimi i liderit të lëvizjes legjendare të lëvizjes së studentëve, PD, Azem Hajdarit", tha para mediave Sali Berisha.

(Në foto: Berisha në shtëpinë e familjes së Azem Hajdarit).
BERISHA NË FACEBOOK: AZEM TI JE GJALLË!
Deputeti demokrat Sali Berisha ka përkujtuar mikun e tij të viteve të luftës për demokraci me një mesazh përkujtimor në Facebook.
“Azem, ti je gjallë,”- kështu ka shkruar Berisha në ditën e rivarrimit të Azem Hajdarit tek “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Ai e cilëson atë si gjithnjë “tribun legjendar“ të lirive dhe dinjitetit njerëzor.
“Azem ti je gjallë!”- shkruan Berisha. – “Sot vendosëm në Varrezat e të Rënëve të Kombit, eshtrat e burrit të madh të kombit shqiptar, tribunit legjendar të lirive dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve, udhëheqësit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90, themeluesit të PD-së, mikut tim të paharruar Azem Hajdarit.”
Kujtimin e tij, Berisha e lidh me Lëvizjen Studentore të vitit 1990.
“Në krye të Lëvizjes Studentore në dhjetor të vitit 1990, Azemi gjunjëzoi diktaturën më të egër komuniste në Europë dhe bëri për lirinë e shqiptarëve të shtypur, më shumë se kushdo tjetër në histori.
Nder përjetë, veprës së pavdekshme dhe kujtimit të ndritur të Azem Hajdarit! Azem, ti je gjallë!”- përfundon Berisha.
Homazhet në nderim të Azem Hajdarit u zhvilluan sot në orën 10:00 të ditës në Pallatin e Kongreseve, në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në të morën pjesë personalitete të njohur të politikës, miq dhe qytetarë të thjeshtë.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/mag/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com