Berisha: "Të vizitohet Edi Rama
për veprimet e bëra në 100 ditë"

Berisha: "Të vizitohet Edi Rama<br />për veprimet e bëra në 100 ditë"
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me aktivitetin e tij 100 ditor në krye të qeverisë.
 
"Pas aktit paranojak të mashtrimit për armet kimike siriane dhe reagimit tejet të pazakonte të kancelares Merkel, kryeministrave të Britanise së Madhe dhe Hollandës, David Cameron dhe Mark Rutte, ndaj sulmit skizoid të Edi Ramës kundër pesë vendeve dhe udhëheqësve të tyre që refuzuan statusin e vendit kandidat, vizita e Ramës tek psikiatri është jetike për të ardhmen e marrëdhënieve tona me SHBA, BE, NATO-n dhe botën”, shkruan Berisha.
 
Edi Rama duhet vizituar te psikiatri sepse ai një hark kohor tre mujor ka kryer akte të paimagjinueshme për një njeri normal, për njëe qeveritar normal, me të cilat ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit në Europe dhe në botë. Rama duhet të vizitohet sepse në një akt paranojë, duke besuar zërat e tij të brendshëm se ai do bëhej një nga katër burrat më të rëndësishëm të tokës, mashtroi për dy muaj rrjesht partnerin dhe mikun tonë me kryesor por dhe mbarë botën për armët kimike siriane”, thuhet në deklaratën e Berishës.
 
Berisha shkruan se: “Edi Rama duhet vizituar sepse ai, pas refuzimit te statusit te vendit kandidat, per shkaqe te lidhura direkt me zevendesimin e shtetit ligjor me shtetin policor, rrezimin e neneve te Kushtetutes, ligjeve dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese dhe gjykatave te vendit me vendime te qeverise Rama - Meta si dhe lidhjeve te fuqishme te kupoles socialiste me krimin e trafiqet, ndermorri nje sulm te tipit skizoid me akuza ndaj qeverive te pese vendeve qe refuzuan statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Edi Rama duhet vizituar menjehere tek psikiatri sepse ai ne nje akces maniakal akuzoi Gjermanine, Francen, Britanine e Madhe, Hollanden dhe Danimarken se ato refuzuan statusin e vendit kandidat per Shqiperine per shkak te problemeve te brendshme ne vendet e tyre”.
 
“Rama duhet vizituar sepse me fjalimin e tij delirant, beri qe ne nje akt teper te rralle, Kancelarja e Gjermanise, Kryeministrat e Britanise se Madhe dhe Hollandes te reagojne jo me ministrat e tyre te Puneve te Jashtme, as me zedhenesat e tyre apo te qeverive te tyre, por direkt vete dhe te hedhin poshte akuzat e shplara te nje mendje te semure dhe tu deklarojne shqiptareve se shkaqet e refuzimit nga ana e tyre te statusit te vendit kandidat per Shqiperine nuk jane kurre ato qe trillon me fantazine e tij te semure Edi Rama.
 
Kancelarja Angjela Merkel, Kryeministrat David Cameron dhe Mark Rutte, u deklaruan publikisht shqiptareve se shkaqet e verteta se perse ata nuk jane dakord per statusin e vendit kandidat per vendin tone qendrojne ne kerkesat e tyre per zbatimin serioz te ligjeve dhe reformave nga kreu i qeverise, funksionimin e shteit ligjor, luften kunder krimit dhe korrupsionit. Kurse per gjermanin me te rendesishem ne Bruksel, zotin Elmar Brook, Shqiperia do kishte marre statusin e vendit kandidat vitin e kaluar por eshte vet Edi Rama dhe PS qe bllokoi statusin e vendit kandidat me  qendrimin e tyre ndaj zgjedhjeve te vitit 2009 ndaj dhe tani ata duhet te japin prova. Kurse perfaqesuesi direkt i PE per Shqiperine i kerkoi publikisht Edi Rames te luftoje korrupsionin ne Partine e tij.
 
Edi Rama duhet vizituar per gjendjen e tije psikike pasi ai po na prish me gjithe boten. Asnje nga ne nuk ka moral e te drejte te qendroje sodites ndaj rrenimit te marredhenieve tona me SHBA, BE, NATO-n, OKB-ne. Edi Rama duhet vizituar dhe sa me shpejt, ne rast se ne te gjithe nuk duam te konsiderohemi nga te tjere nje komb i semure psikik apo qenie mjerane qe i nenshtrohemi nje njeriu te mjekuar per 13 vjet per psikoze bipolare. Ne te tille nuk jemi", thuhet në deklaratën e shkruar nga ish-kryeministri Sali Berisha e shpërndarë nga zyra e tij.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit