Berisha radikalizon PD me ish
ministrat,  “kryetari” në hije

Berisha radikalizon PD me ish<br />ministrat,  “kryetari” në hije
TIRANE- Ish-Kryeministri Berisha po radikalizon opozitën, duke lënë në hije në këtë mënyrë të gjithë mbështetësit e kreut të PD Lulzim Basha në Kuvend. Në seancën plenare të së enjtes, gjithë barrën e opozitës dhe të debatit në Kuvend përballë kreut të mazhorancës Rama, kreut të Kuvendit Meta dhe ministrave, e kanë marrë vetë Berisha, ish-kreu i Kuvendit Topalli, ish-ministrat duke filluar me Halimin, vijuar me Boden e duke përfunduar me Genc Rulin.

Pra njeriu i fortë në PD ka vendosur të luajë fort opozitën me ish-ministrat më të besuar të tij, në vijim dhe të kritikës së fortë ndaj Bashës në mbledhjen e grupit, ku nënvizonte se ishte shumë sipërfaqësor në bërjen e opozitës dhe se duheshin përplasje të forta për dhunën ndaj Strazimirit e përpjekjet për rehabilitimin e figurës së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, duke përcaktuar kështu qëndrimin e grupit që u aplikua dhe në këtë seancë të mbushur me debate, akuza dhe përplasje.

Por me sa duket përpos fyrjeve dhe debateve në këtë seancë parlamentare, më i ashpëri ka qënë ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, që ka hequr një paralele mes situatës aktuale politike në Shqipëri me atë të para 30-40 viteve që ka ndodhur në Indi dhe që përfundoi me vrasjen e ish-kryeministri Nehru. “Kryeministri ynë po ngutet e po nxiton, që të instalojë sa më shpejt gjunjëzimin e opinionit, eliminimit të opozitave, dhe krijimit të klikave dhe klaneve të caktuara që sundojnë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi gjykatat.

Ju e dini historinë se ç’ndodhi me Indinë e 30-40 viteve të shkuara, e dini dhe fundin që kryeministri u vra në Indi, pikërisht se ndodhi kjo dhe ndodhi pikërisht në vendin ku u themelua partia e Kongresit, ku Nehruja bëri të fitonte revolucioni indian, ku demokracia nisi”, ka qënë deklarata e ish-ministrit të Financave Ritvan Bode, që njëherësh sado formalisht është sekretar i përgjithshëm i PD deri në kongresin zgjedhor të demokratëve.

Bode vijon më tej teksa thotë se kryeministri indian u vra “pikërisht aty ku banditët uzurpuan Parlamentin. Banditët bënë që qeveria të mos shkonte në numrin me 93 ministra dhe çdo votë që do kalonte në anën e tyre do merrte një post qeveritar, dhe vendi u kthye pikërisht në vendin e miradorëve, banditëve. Dy ministra së bashku ishin dënuar për 53 vepra penale, ku njëri kishte vrarë 18 veta, tjetri 12. I njëjti model po vjen këtu. Dhe ne prandaj ne akuzojmë kryeministrin e i themi: Zoti kryeministër ti je peng i krimit të organizuar.

Je njeri që komandohesh nga krimi i organizuar”.
Deklarata e Bodes, ndonëse në mënyrë indirekte fliste për dhunën që ushtrohet ndaj opozitës duke përmendur këtu përplasjen e deputetëve të mazhorancës me atë të PD Strazimiri, në thelb kujton se një kryeministër në Indi, ndonëse para shumë vitesh, është vrarë se deshi të eliminonte opozitën. Çka do të thotë se tashmë Berisha i është rikthyer bashkë me ish-ministrat e tij gjuhës së forcës, kërcënimit, përkundër gjuhës së butë dhe siç e cilëson Berisha, gjuhës sipërfaqësore që po përdor Lulzim Basha. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë