Shefi i kabinetit u shpreh se në këtë 100 vjetor partia socialiste duhet t’i votojë ligjet me tre të pestat në mënyrë që gjenerata e re të gëzojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë të kërkoj të bashkojmë votat dhe të votojmë ligjet me shumice të cilësuar. T’i japim mundësinë brezit të ri të jetë pjesë integruese e Bashkimit Europian pasi aty i takon të jetë. Urdhëroji deputetët e tu t’i votojnë këto ligje dhe të mos e mbajmë peng Shqipërinë, po ta integrojmë atë sa më shpejt në Bashkimin Europian”, u shpreh Berisha.
Kreu i mazhorancës mori pjesë në përfundimin e punimeve të rrugës Vrijon –Qereshik, një investim ky i Fondit Shqiptar për Zhvillim që do t’u vijë në ndihmë rreth 28 mijë banorëve të kësaj zone.
(eç/shqiptarja.com)