Berisha-Ramës:Ne i ndihmuam
Shkodranët gjatë përmbytjeve

Berisha-Ramës:Ne i ndihmuam<br />Shkodranët gjatë përmbytjeve<br>
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka debatuar me Edi Ramën për ndihmat e qytetarëve, duke e akuzuar se po jepen vetëm pampersat për fëmijë, fruta të thara, ushqim për kafshët dhe jo ndihmat që kanë nevojë qytetarët.

Berisha ka përmendur se gjatë përmbytjes në Shkodër qeveria ka dëmshpërblyer çdo qytetarë të dëmtuar nga përmbytjet dhe jo si rasti përmbytjes së Vjosë ku qytetarët nuk u ndihmuan.

Fjala e plotë:

"Në momentin që i kërkuam ndihmë NATO-s, ata na dërguan specialistët më të mirë për përmbytjet, ne ofruam ndihmë.

Ndërsa ju jepni papmersa për fëmijëve, gjëra që qytetarët nuk i kanë nevojë. Ju jepni qumësht për bebe, fruta të thara, ushqim për kafshët etj. Shkodra gjatë mandateve të qeverisjes tonë kaloi 3 përmbytje. Në njërën prej tyre ujërat arritën me mes të qytetit 2 metra lartësi.

Dhe dije o injorant se Shkodra nuk u përmbyt nga hapja e digave por nga liqeni. 1000 m3 në sekondë. Nëse liqeneve do tu hapeshin portat Shkodrën do ta gjente një gjëmë e madhe.

Janë marrë në Shqipëri 3 grupe nga më të shkëlqyerat për Ujërat. Një njeri që nuk di se çfarë është uji, as diga, di vetëm të gënjejë. Kushti për të mbrojtur maksimalisht Shkodrën ishte ndërtimi i Bypass- it.

Liqeni fryhej ato ditë dhe janë të gjitha të regjistruara, disa cm në ditë. Bypass- i ishte e vetmja zgjidhje për të mbrojtur Shkodrën. Çfarë bëre? Erdhe dhe ndërpreve financimin e Bypassit të Shkodrës.

Ky bypass në projektin e parë nuk ishte digë por një rrugë që shmangte Shkodrën dhe lidhej me aksin Hani i Hotit dhe me rekomandimin e tre grupeve më të mira të ujërave i shndërrua në digë.


Keni shtruar këtë parlament, që po të mos ishin këto zonjat këtu do thoja një fjalë, merreni vet me mend. Këtu po bëhet çdo gjë për të mbrojtur Tahirin. A tha Sajmit Tahiri që nuk e njihte Sotën? A e dini që tani thonë se në makinë me Sotën ka qenë edhe Saimir Tahiri?

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring