Berisha: Rama, asnjë qeveritar
nuk ka prona në bregdet

Berisha: Rama, asnjë qeveritar<br />nuk ka prona në bregdet
DELVINE - Kryeministri Berisha i ka kërkuar kreut të opozitës, Edi Rama, të mos mashtrojë më për pronat e pushtetarëve në bregdet, por të tregojë se cilët politikanë kanë prona aty, se cilët janë ata, që sipas tij, qenkan kthyer në latifondistë. "Cili qeveritar ka një pronë në bregdet? Cili zyrtar i lartë e ka një pronë në bregdet, që e flet poshtë e përpjetë? I kujtoj shokut mavi se gënjeshtra është mungesa e madhe e karakterit për një burrë. Cilët janë latifondistët që u kanë marrë tokat qytetarëv?" - pyeti Berisha, duke iu referuar një deklarate të kreut të opozitës bërë disa ditë më parë Lumin e Vlorës.

Po vetë, kreu i Qeverisë i dha përgjigje, pyetjeve: "Ai ka një njeri në krah, që ka zaptuar Himarën me grataçiela, që i ka zënë detin, qytetit shekullor dhe ky është Koço Kokdhëmima. Shoku i autobusit disa ditë më parë u angazhua se do krijonte një agjensi të posaçme pronash në bregdet,  duke pasur në krah, Koço Kokëdhimën, që është njësoj si t’i varësh mëlçitë e qengjit, ujkut në qafë.

Po ashtu, edhe në Delvinë si në Sarandë, Berisha u zotua se “brenda vitit do të keni tapitë pa përjashtim. Ligjet e reja bëjnë të mundur që çdo bashki e komunës t’i dorëzojë fermerëve tapitë e tokave të veta!"

SARANDE, BERISHA PREMTON SE TE MBYLLE DHENIEN E TAPIVE BRENDA VITIT

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e fshatit Metoq në Sarandë, kreu i Partisë Demokratike, ka premtuar finalizimin e procesit të dhënies së tapive të tokës brenda vitit. “Tapitë do të finalizohen brenda këtij viti dhe ne do e bëjmë këtë patjetër. Kemi marrë të gjitha masat, ka filluar procesi dhe kryetarët e komunave kanë marrë vetëdije për këto akte dhe i kanë vlerësuar”, tha Berisha. Duke u ndalur tek sistemi i taksave, kreu i PD tha taksa e sheshtë është më e ndershmja pasi bazohet në pagesën e 1 të dhjetës.
 “Ne bëjmë gjithçka që ju me djersën tuaj të fitoni më shumë. Ne jemi force politike e taksave të ulëta, Taksa e te dhjetave është taksa më e ndershme. Është taksë e shenjtë”, tha Berisha. “Do të shpejtojmë shqyrtimin e dosjeve, por theksoj se çdo dosje shqyrtohet. Do të shqyrtoj se ku krijohet burokracia, në mënyrë që të zgjidhen problematikat”, tha Berisha lidhur me çështjen e kthimit e kompensimit të pronave. Lidhur me vaditjen e tokave, kreu i Qeverisë tha se me ato 10 milionë USD që premton Rama, nuk vadit dot asgjë, nuk mjaftojnë për asgjë. Sipas Berishës, "Rama nuk di se çfarë thotë".
Banorët u ankuan se na hoqën tokë e marrë me ligjin 7501, sepse u takon ish-pronarëve. Nuk na japin hipotekën. Berisha tha se "nuk e mbështes këtë veprim, ligji nuk leviz, por për ratsin në fjalë nuk mund të flas se nuk e di konkretisht. Por hipotekën duhet t'ua japim pa diskutim. Qeveria e ka ndarë tokën me 7501, kurse për ish-pronarët ne kemi kompensimin aty ku është e mundur të kthehet". 

"DIKTATURA PERSEKUTOI MINORITETIN DHE SHKODREN. DO BEJME GJITHÇKA PER TE NDERTUAR INFRASTRUKTUREN E MINORITETIT"

Kryeministri Berisha ka prekur sot në veçanti edhe problemin e minoritetit. “Dy të persekutuar kanë qënë nga ajo diktatorë”, - tha Kryeministri, - “minoriteti dhe Shkodra. Në atë kohë ne ndaj bëmë ligjin e genocidit. Unë kam qënë në Keshovicë dhe kam dëgjuar attje dramën e atyre fshatarëve. Mirëpo tani, fill mbrapa, fillon një tjetër persekutim ndaj tyre. Minoriteti ka qënë më i shtypuri, më i persekuturati. Çështjen që ju thoni do t’I shqyrtojmë një nga një. Do bëjmë gjithçka për të ndërtuar infrastrukturë në zonën ku jeton minoriteti, në mënyrë që të kthehet shpresa. Infrastruktura, vaditja, është kushti. Dhe ne po ecim në këtë drejtim. Do të ndërtojmë gjithçka që është prishur.”

Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur