Berisha: Rama bën ciu-ciu
ka frikë se do humbë vota
Kryeministri Berisha ka ironizuar mënyrën e zgjedhur nga opozitari Edi Rama për të kominkuar në rrjetet sociale me qytetarët. Berisha tha se kryesocialisti Rama e përdor Twitter-in sepse i trembet humbjes së votave nëse del në media, siç ka bërë rregullisht. “ Rama është zotëria që rrin ciu ciu. E bën sepse i kanë thënë të mos dalë në media se humbet vota, ndaj bën ciu ciu. Por, me këtë mënyre nuk bind as njerëzit e partisë së tij e jo më qytetarët" shprehet Berisha.
TIRANË – Kryeministri Berisha ka ironizuar mënyrën e zgjedhur nga opozitari Edi Rama për të kominkuar në rrjetet sociale me qytetarët. Berisha tha se kryesocialisti Rama e përdor Twitter-in sepse i trembet humbjes së votave nëse del në media, siç ka bërë rregullisht.
“ Rama është zotëria që rrin ciu ciu. E bën sepse i kanë thënë të mos dalë në media se humbet vota, ndaj bën ciu ciu. Por, me këtë mënyre nuk bind as njerëzit e partisë së tij e jo më qytetarët”, tha Berisha këtë të hënë.
Sipas kreut të qeverisë, kryesocialisti Rama vuan modelin e suksesshëm ekonomik të qeverisë Berisha.
“Ai thotë janë një million të papunë. Në 2009 ishte i vetmi që u tha shqiptarëve se qeveria nuk do rrisë rrogat. Ndërsa ne e afruam këtë rritje vetëm që mos përkonte me zgjedhjet. Në 2010, Rama tha se rritja e rrogave është akt kriminal. Në atë kohë nuk bënte ciu – ciu, por dilte në konferencë. Këtë gjë e ndryshon sipas këshilltarëve”, deklaroi kryeministri.
“Te rruga e re “Murat Toptani” Rama i ka ndaluar deputetët socialistë që të kalojnë. Edhe për të shkuar në Kosovë Rama i bie nga Maqedonia se ka frikë nga tuneli i “Rrugës së Kombit”, tha Berisha.
Në mbledhjen e deputetëve demokratë, kryeministri përsëriti se vendi do njohë një rritje të re ekonomike pavarësisht krizës në Europë. Ai akuzoi të majtët se ndjellin panik, nisur vetëm nga humbjet e tyre personale.
“Bashkia e Tiranës në 4 vjet, ndonëse i 3 -4 fishoi taksat mbi qytetarët dhe binzeset, asfaltoi gjithsej 12 km rrygë e rrugica dhe bllokoi 2 vjet Tiranën me projektin e qendrës”, nënvizoi Berisha, ndërsa përsëriti se se qeveria do bëjë gjithcka për të rritur nivelin ekonomik.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika
26 Nëntor, 08:50
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15