Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë shqiptare se ka blerë me 600 milionë euro veton Ceke për marrjen e statusit kandidat. Duke iu referuar dëshmisë së Janez Kopac, Drejtorit të Sekretariatit të Energjisë, i cili tha dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se ishte kusht firmosja e marrëveshjes që të hiqej veto nga ana e Republikës Çeke në bisedimet për statusin, Berisha ngriti dyshimin se si mund që të ngatërrohet një çështje tregtare me çështje politike.
Sipas tij nuk është e vërtetë që Republika Çeke kishte kushtëzuar marrëveshjen e CEZ me veton për statusin kandidat, duke thënë se ky ka qenë një pazar i fëlliqur i Edi Ramës prej dhjetra milionë eurosh.
“Çekia asnjëherë nuk kishte paralajmëruar një vendim politik për një çështje tregtare. Fakti që Kopac deklaron se dy orë mbrapa Çekia tërhoqi veton, tregon qw ky ka qenë një pazar i fëlliqur i Edi Ramës prej dhjetëra milionë eurosh, koston e të cilit e paguajnë shqiptarët. Kurrë një qeveri e një vendi anëtare në BE nuk mund të shndërrojë një çështje tregtare në një çështje madhore politike të bllokimit. Nuk po bllokohej një kompani, por po bllokohej Shqipëria. Kjo ka vetëm një mundësi kur palët bien dakort, kur njëra palë thotë më blloko t’i që të bëjmë pazarin”, deklaroi ish lideri demokrat.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
56.1%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane
2 Tetor, 22:56
-
Skandali që tronditi botën, reperi Sean Diddy përballet me 120 akuza të tjera
2 Tetor, 22:49
-
FOTO/ Dua Lipa na prezanton me një super kombinim për vjeshtën!
2 Tetor, 22:46
-
Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar
2 Tetor, 22:34
-
Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë
2 Tetor, 22:23
-
Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt
2 Tetor, 22:20
-
'Ndërkombëtarët nuk i marr më për etalon', avokati: Opozita ose duhet të jetë tërësisht e dhunshme ose institucionale! Nuk mund të jetë në mes
2 Tetor, 22:18
-
Zbuloni ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak!
2 Tetor, 22:15
-
'Djegin parlamentin, shqyejnë mikrofonat, hidhet foltorja', debat në 'Repolitix'! Gështenja: Kolegu jonë shkoi në burg ç'duhet të bëjmë?!
2 Tetor, 22:07
-
Ja shenjat e Horoskopit që do të kenë një muaj tetor të vështirë
2 Tetor, 22:05
-
Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban
2 Tetor, 22:01
-
'Vetëm për opozitën flisni', Gështenja përplaset me Kthupin: Mos digjni më karrige ju dhe flasim edhe për mazhorancën
2 Tetor, 21:49