Berisha:Rama bllokon se s'ka
peshë, ka dalë në pension

Berisha:Rama bllokon se s'ka<br />peshë, ka dalë në pension
TIRANË – Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat se pavarësisht bllokimit që i bën reformave në vend, Edi Rama nuk do të bëhet kurrë kryeministër i vendit.
Duke folur për qëndrimin e Ramës për reformën parlamentare dhe atë zgjedhore, Berisha tha se Rama kërkon t’i kufizojë kohën e fjalës në Kuvend kryeministrit sepse e ka kuptuar që s’do bëhet kurrë kryeministër.
“Rama e di që shqiptarët nuk kanë ndërmend ta bëjnë ndonjëherë kryeministër, ndaj do t’i shkurtojë kohën kryeministrit. Ai nen në Kushtetutë është miratuar nga mazhoranca socialiste. Nuk është mëkat i Kushtetutës që ijep kryeministrit të drejtën e fjalës. Shqiptarët e kanë nxjerrë Ramën në pension politik për detyrën e kryeministrit”, tha Berisha.

Reagimi erdhi pas përpjekjeve që sipas Berishës Ps po bën për të reduktuar në 10 min fjalën e kreut të qeverisë në Kuvend.
“E bëri në kujtim të busteve të gjalla dhe të vdekura të rrëzuara, apo në prag të shqyrtimit që BE i bën problemeve të zgjerimit, këtë e di vetëm ai. E vërteta është kjo: Me urdhër të tij direkt, reforma parlamentare u bllokua që në mbledhjen e parë. Në verë – vjeshtën 2011 në serialin e ultimatumeve figuronte se kusht ishte që rregulloren e parlamentare t’I kufizohej në 10 min fjala në Kuvend kryeministrit. Në cdo rregullore europiane, kryeministri ka të drejtë të flasë në cdo kohë”, sqaroi Berisha.

Sipas kreut të qeverisë, kryesocialisti urdhëron bllokimin e ligjeve dhe reformave sepse nuk do që vendi të vlerësohet pozitivisht.
"Ti zotëri detyrimin për votimin e ligjeve se ke ndaj meje, por ndaj atyre që të kanë votuar. Ata ta faktuan në 8 maj dhe do ta faktojnë prapë në 2013.
Je i vetmi në europë që kërkon capital politik mbi bllokimin e reformave dhe fatkeqësitë natyrore. Janë fatlum shqiptarët që ky s’mund të bllokojë dhe është i papeshë", iu drejtua Berisha kundërshtarit të tij socialist.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin