TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha i ka konsideruar si “mercenarë” të dërguar nga Kryeministri Rama, ish-nëpunësit e Bashkisë së Tiranës, që të shkarkuar nga kryebashkiaku Basha, kanë tentuar t’i bashkohen  të shkarkuarve nga Qeveria “Rama”, që janë future në grevë urie tek Piramida.

Berisha ka thirrur tri herë “Pafytyrësi!” për të shprehur indinjatën e tij ndaj tentativës së atyre që a ii konsideron si “mercenarë” në përplasjen që ata patën sot me kryetaren e grevës Nertila Qafzezin.

Në mesazhin e tij në Fb, Berisha shkruan:

“Në dhjetor të vitit ‘90, Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike hoxhiste dhe persekutori mizor i qindra e qindra intelektualeve teknik shqiptar dhe daja i Edi Ramës, do kërkonte përdorimin e tankeve dhe blindeve për të shtypur Lëvizjen Studentore.

Pas më shumë se 23 vitesh, nipi i tij Edvin Kristaq Rama dërgoi falangat e tij për t'u përleshur me grevistët e urisë dhe prishur atyre grevën.

Ky akt i shëmtuar të rikujton rikthimin e vullnëtarëve të Enverit, falangave të krimit, që krijuan bllokmenet para fundit tyre. Rama ik!” përfundon Berisha.

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)