Berisha: Rama do diktaturën
Kreu i PS: Je sekretar i Enverit
FOTO-Për të mos Harruar...
VIDEO - Fjalimi i Ramiz Alisë

Berisha: Rama do diktaturën<br />Kreu i PS: Je sekretar i Enverit<br />FOTO-Për të mos Harruar...<br />VIDEO - Fjalimi i Ramiz Alisë
TIRANE- Në 21 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, që solli dhe rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri,  Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës kanë shkëmbyer replika duke akuzuar njëri tjetrin se po pengojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Berisha: Me mburrje, rrahje gjoksi bllokuan për 2 vite procesin e integrimit. Reagon Rama: “Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit s'e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit.

BERISHA: OPOZITA SYNON TA DEVIJOJE KOMBIN NGA PERENDIMI
Nga ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku është hapur sot pavioni i Terrorit Komunist  kryeministri sulmoi kreun e opozitës se po tenton të përsërisë periudhën diktatoriale dhe se ka vërtetuar se mbi gjithçka vë interesat e saj.

“Europa ka njohur diktatura e diktatorë nga më të ndryshmet, por ka regjistruar në memorien e vet, dy diktatorët më barbarë, Adolf Hitlerin dhe Enver Hoxhën. Hitleri mbi baza racizmi ndërmori krimet më mostruoze të njohura në Europë, Enver Hoxha, Hitleri i pasluftës, do të organizonte mbi bazën e luftës së klasave, krimet, genocidin dhe terrorin më mostruoz .”- tha Kryeministri.

“Pasardhësit direkt nuk kanë shprehur për asnjë moment pendesën e tyre. Ata kanë uzurpuar kreun e partisë kryesore të vendit dhe natyrisht nuk janë rikthyer dot në bllok, por e vërteta është se kanë rikthyer bllokun me të gjithë psikologjinë e tij. Me mburrje, rrahje gjoksi këta shokë bllokuan për 2 vite procesin e integrimit duke dëshmuar se interesi i tyre është për ta dhjetra herë më parësore se interesi i vendit. Në histori këta nuk janë të parët që kanë synuar të devijonë kombin nga vokacioni shpirtëror perëndimor, por edhe këta si të gjithë paraardhësit do të kenë dështimin e merituar” - nënvizoi më tej kreu i qeverisë.

Pavioni është vendosur në katin e dytë të Muzeut Kombëtar, në një sipërfaqe prej 400 metra katrorë. Duke ndjekur një linjë historiko-kronologjike, në rreth 60 stenda do të trajtohen ngjarjet historike të viteve 1945–1990. Bashkangjitur me stendat, në pavijon janë parashikuar disa monitorë të cilët do të shfaqin kolazhe dokumentesh që nuk kanë mundur të ekspozohen, lista të gjata të emrave të të persekutuarve apo edhe materiale audio-vizive të nxjerra nga Arkivi i Filmit.

Kryeministri përsëriti qëndrimin e rishkrimit të historisë. “Në këto stenda mungojnë qindra e mijëra heronj të pakënduar që vdiqën që në moshën më të njomë, nga uria sëmundja. Cfarëdo të bëjmë sot, e kemi të vështitë ti shpjegojmë brezit të ardhshëm cfarë ka ndodhur, por ne nuk duhet të ndalojmë së përpjekuri. Me qëllim që kjo të mos u ndodhë më kombit”

REAGON RAMA NE TWITTER
Kreu i PS, Edi Rama, me anë të një deklarate në Twitter ka reaguar ndaj atyre të kryeministrit të vendit. Rama akuzon kryeministrin si fajtori kryesor për problemet në vend.

“Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit s'e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit. Sot kur Shqipëria vuan krizën e menaxhimit të emergjencës KM organizon festa e karnavale me shpinën e kthyer nga mijëra familje të bllokuara. E turpshme që 21 vjet pas rrëzimit të monumentit të diktaturës sulmohet egërsisht opozita teksa vendi lëngon mes krizash të keqqeverisjes” shprehet Rama. “Pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin monumentit! Në 7 vjet uzurpatorët e qeverisë shqiptare s'bënë për të përndjekurit asgjë më shumë se riinaugurime të një pavioni muzeal tipik komunist”.
 (ne foto pamje nga momenti i rrezimit te bustit te Enverit, 20 shkurt 1991)
(sg/ah/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu