TIRANE- Partia Demokratike ka zhvilluar sot ditën e tretë të seancave degjimore me përfaqësues të biznesit për buxhetiin 2014 dhe paketën fiskale. Në një tryezë të rrumbullakët kanë filluar sot bisedimet me përfaqësues të biznesit fason dhe të agrobiznesit në vend. I pranishëm në këtë takim, ish-kryeministri Sali Berisha tha se vendi ndodhet në një situatë kritike, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se "po kërkon të rrëzojë vendin". Berisha i ka bërë thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar, "të mos kërkojë të bëhet dëshmitar i rremë. Kjo që bënë kësaj herë është një ofendim i madh për shqiptarët. I kërkoj ekipit të FMN të mos besojnë mashtrimet për interesat e Edi Ramës, se kjo do jetë prishje e interesave të FMN me shqiptarët".
“Fjalët e mia këtu përfaqësojnë ish-kryeministrin e vendit dhe Partinë Demokratike. Si një ish-kryeminsitër që punoi shumë për një klimë të mirë biznesi, që nuk krjioi një model të përsosur po i shtoi frymëmarrje biznesit. Një ekip i papërgjegjshëm dhe më i paaftë në historinë e vendit, kërkon ta rrëzojë këtë çka kemi arritur. Dhe ne duhet t’i themi jo këtij akti të pëpërgjegjshëm”, tha Berisha.
“Devijimet janë ofenduese për shqiptarët. Ka një nivel të fiksuar për borxhin në Shtator.
Rama është një analfabet në ekonomi, nuk njeh abc-në e ekonomisë. Nuk mund të mos shpreh revoltën e thellë shpirtërore me këtë që p kërkohet t’u bëhet shqiptarëve me këtë paketë fiskale”, tha Berisha.
BASHA: PAKETA FISKALE RRENON EKONOMINE E VENDIT
Sipas kreut të PD, Lulzim Basha, "buxheti 2014 nuk parashikon rritje ekonomike, por vetëm rritje të taksave".
“Paketa fiskale dhe projektbuxheti i ri i propozuar ka efekte shkatërrimtare. Tatimi mbi fitimin rritet me 50% sipas paketës fiskale, duke e tharë fitimin deri në pikën e fundit. Karburanti është një nga pikat bazë të zhvillimit të ekonomisë. Shtrenjtimi i karburanteve ka pasoja rrënuese. Po kështu do rriten taksat për pagat. Kategoria tjetër e punonjësve të pakualifikuar do të pësojë rritje të kontributit për sigurimin shëndetësor. Po kështu taksa e pasurisë për të gjitha pronat e agrobiznesit shkon në 4 mijë lek për metër katror. Është një taksë pasurie vrastare”, tha Basha.
PËRFAQËSUESIT E BIZNESIT TË VOGËL: JEMI KUNDËR RITJES SË AKCIZAVE
“Ne mbajmë shtetin qeverinë me 70 % të të ardhurave. Ne si shoqatë jemi kundër rritjes të të gjithë akcizave, si për pijet, për karburantet. Në këtë vend kaq të varfër duam që të ulen akcizat. Informaliteti të ulët në 6 %, dhe të zgjerohet baza për tatimpaguesit. Ne kemi probleme jo vetëm me tatimet, por edhe me pushtetin lokal”, tha Nasto, përfaqësues i biznesit të vogël.
FASONISTET: NDRYSHIMI I TAKSAVE PENALIZON KËTË SIPËRMARRJE
“Ndryshimi i taksave për vitin që vjen do ta penalizojë këtë sipërmarrje. I vetmi avantazh që mbetet për vitin tjetër është pozita gjeografike që ka Shqipëria, por edhe këtë rrezikojmë ta humbim, duke qenë vetëm një vend tranzit. Në harxhojmë karburante për gjeneratorët, dhe rritja e çmimit të karburanteve na penalizon. Ne ndodhemi tani përballë faktit. Qeverisë i kemi kërkuar rishikimin e tatimit mbi fitimin. Nëse pretendohet që të rrisim numrin e të punësuarve, duhet që të mos përballemi me kosto të lartë”, tha Flamur Hoxha, përfaqësues i Dhomës së Fasonëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com