TIRANË – Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka nisur luftën opozitare nëpërmjet facebook-ut duke komentuar, ironizuar e kritikuar, sloganet dhe veprimet e qeverisë së ardhshme “Rama”.
 
Takimin informal të Ramës me ministrat e qeverisë së tij ai e quan “parodi e ujtë të ftohtë” ndërsa ato ç’ka u diskutuan atje, i ka komentuar sot kësisoj:
 
“Nga parodia e ujtë të ftohtë: sllogani bajat leninist: Pushteti popullit - ne detyrat! Ftohet 100 ditëshi, kthehet në 300 ditësh!  Nuk do pyesim për ligje, do prishim ndërtesat me leje (të atyre që nuk janë të popullit).”
 
Duke iu drejtuar fansave të tij në Fb, me të cilët komunikon online, Berisha iu thotë: Të dashur miq, "pushteti popullit, ne detyrat", ky sllogan Leninist, nuk doli nga varri i diktatorit Hoxha, por nga Piktori dështak pas parodisë së ujtë të ftohtë.

Qytetarët me të drejtë, si në çdo vend të lirë, prisnin të degjonin për vendimet dhe realizimet konkrete të 100 ditëve të para të qeverisë së re, shpallur me të madhe gjatë fushatës por nga parodia doli se ata u morën me 300 ditëshin dhe se nuk do të ketë 100 ditësh, mbasi atë na e mori Berisha.

Vendimi i tretë i parodisë ishte prishja (jo vetëm e ndërtimeve pa leje, ç’ka është detyrim ligjor) e ndërtimeve me leje. Pra me veprime antiligjore do të shembin ligjin.”
 
E ndërsa I paralajmëron mbështetësit e tij në Fb për rrezikun që poi u afrohet nga qeveria “Rama”, ai lëshon thirrje për të qënë gati duke nënkuptuar kundërshtimin e reformave të së majtës:

“Qytetarë dhe qytetarë, Rama beson, njëlloj si etërit e tij, se ai është votuar për të dalë mbi ligjin, gjykatat, Kushtetutën, për të qënë vet Blloku! Ky është revansh, rrezik real për ju, shtëpitë dhe pronat tuaja të ligjshme. Ne duhet të jemi gati!”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)