TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e së majtës, Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri se janë të lidhur me krimin, ndërsa thotë se ngjarjet tragjike në vendin tonë janë më të rënda edhe se në Afganistanin.
 
“Ngjarjet tragjike në Ramistan janë më të shumta dhe dhe më të rënda se në Afganistan”, shkruan ish-kreu i PD-së Berisha në rrjetin social Facebook.
 
 Sipas Berishës, “Rama dhe Tahiri i tij janë byrazerët e krimit.”
 
“Ata shkrinë Policinë Rrugore për të hapur rrugët tona dhe shndërruar ato në korridore të trafiqeve të tyre të drogës”, vijon ish-kreu i së djathtës.
 
Sali Berisha shton se kjo situatë e rëndë është shkaktuar pas shkrirjes së Policisë së Kriminale që, “iu hapën rrugë të lirë bandave dhe krimit, me të cilat drekojnë e darkojnë dhe janë të lidhur kokë e xhep."
 
 Situata, sipas Berishës, po degradon drejt kaosit.  

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)