DURRËS (MANZË) - Kreu i mazhorancës u ndal në Manëz të Durrësit, pas takimeve në Çorovodë, dhe në Fushë-Krujë. Berisha iu përgjigj pretendimeve të kryetarit të opozitës, se ai lëviz me antiplumb nëpër Shqipëri, duke thënë se “Rama vuan nga fiksimet”.
“Gjatë gjithë fushatës, në çdo takim nuk harron të servirë këmishën, xhaketën apo jelekun tim si antiplumb. Një demokrat më çoi një sms dhe me tha” ai beson se ke lindur me këmishë. E ka fiksim nuk kemi ç’ti bëjmë. Tani u qan hallin nipërve dhe mbesave të mija se nuk ka kush të kujdeset për ta, ka fiksime, le t’ia lëmë ato” tha kryeministri.
Sikurse ka bërë në çdo takim elektoral, kryeministri Berisha sulmoi programin e PS-së, ndërsa akuzoi kryetarin Rama për paaftësi. “Ky nuk merr vesh absolutisht se ç’është fshati, tregu. Ky i doli një ditë një lopë përpara autobusit mavi dhe u tmerrua, kjo s’është rrugë tha.
Dhe shkoi e u tha qytetarëve ja rrugët e Saliut, të del lopa. Po të del lopa se kështu jemi ne, kemi dhe veturën dhe lopën. Ecim përpara ne. Sot kur gjithë bota po i ul taksat për të dalë nga kriza, ky do zëvendësimin e taksave të ulëta me taksën që për herë të parë në Shqipëri e vendosi dajoja i tij Spiro Koleka.
Taksa që ne kemi vendosur është më e drejta, më e ndershme që ka ekzistuar në shekuj dhe mijëvjeçarë”, tha Berisha.
Ai kërkoi mbështetjen e banorëve më 23 qershor, duke premtuar uljen e moshës së pensionit për minatorët, rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërtimin e infrastrukturës, sistemin e vaditjes dhe rrogën e 13 për punonjësit e administratës.
Lajmi u përditësua
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com