Berisha: Rama ka humbur çdo
betejë me mua, i papjeku

Berisha: Rama ka humbur çdo<br />betejë me mua, i papjeku
TIRANË - Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në përurimin e ndërtesës së rikonstruktuar të Autoritetit të Aviacionit Civil në aeroportin e Rinasit. “Kjo është dëshmi e ritmeve të shpejta me të cilat po rritet vendi. Pak vite më parë në Rinas udhëtonin 700 mijë vetë, sot 1 milion e 700 mijë, duke llogaritur edhe autobusin mavi', tha Berisha, duke ironizuar kundërshtarët e tij politikë. Më tej, ai ka sulmuar Edi Ramën, duke i kujtuar se ka humbur çdo betejë me të, si në 2009, ashtu dhe në 2011". "E si mund të fitojë ai tani?!", ka pyetur Berisha.

RAMA KA HUMBUR ÇDO BETEJË ME MUA
 
"Le ta lëmë shokun në autobusin mavi dhe ai pasi ka humbur çdo betejë me mua, tani ka nisur betejën e moshës: “Nuk jam unë përgjegjës unë për papjekurinë e tij”, citoi Berisha një shprehje të ish-presidentit amerikan, Roland Regan.
 
“Se si do fitojë ai, kur humbi në 2009, 2011?! Do mbetet në autobusin e tij ëndërrimtar me ëndrra të sëmura, ç’është e vërteta1 Le ta çojë Qazimi dhe një herë në Librazhd!”, mbylli sulmin e tij kryeministri Berisha ndaj kreut të opozitës, Edi Rama.

SHQIPËRIA, RRITJE TË SHPEJTË ZHVILLIMI
Berisha theksoi sot se "Shqipëria ka ritme zhvillime ndër më të shpejtat, edhe pse kohë krize". "Në 4 vitet që vijnë, brenda këtij viti do marrim pasaportën e re të statusit të vendit kandidat. Do hapim negociatat për anëtarësim të plotë. Do marrim jo vetëm qindra milionë euro nga fondet e BE, por qindra nga investitorë privatë të këtyre vendeve me besimin e tyre tek pasaporta e statusit të vendit kandidat", premtoi Berisha.

NË 4 VITET QË VIJNË, RRITJEN MË TË MADHE
"Ne shkojmë drejt zgjedhjeve me një program, që ne e besojmë. Në vend të tjera pati ulje të investimeve të huaja me 37%, tek ne rritje prej 313%. 4 vitet që vijnë do të kemi rritjen më të madhe ekonomike në historinë e vendit', parashikoi Berisha.
 
SË SHPEJTI GAZIFIKIMI I VENDIT
Berisha ka përmendur edhe mbi 2 miliardë euro vetëm në investimet ujore. "Së shpejti shqiptarët do marrin sihariqin e madh të fitores së TAP-it, si konsurciumi që do të sjellë gazin nga deti Kaspik në Europë nëpërmjet Shqipërisë. Kjo do sjellë gazifikimin e vendit, do të ulë çmimet e energjisë, gatimit e do të shtojë punësimin etj".

TIRANA DO TRASFMORMOHET THELLËSISHT
"Do të shihni transformimin e thellë të Tiranës. Do nxjerrim Tiranën nga balta. Po rregullojmë 250 km rrugë, që ish-kryetari i bashkisë i la në baltë. Qeveria ka firmosur 60 milionë dollarë për Bulveardin e Ri dhe lumin e Tiranës", tha Berisha.

MANDATI, PËR SHQIPËRINË E ZHVILLUAR
"Jeni si qytetarë të fitores së thellë, të sigurt, flladi i të cilës po vërshon në çdo mendje dhe zemër të shqiptarëve dhe shqiptarët po presin me padurim datën 23 për të firmosur mandatin për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane".

BËNI ÇDO GJË PËR FITOREN
"Fitorja në duart tuaja. Atmosfera në të gjithë vendin pret këtë nga ju. Kanditatët tanë janë të spikatur. Duhet të bëni çdo gjë, çdo orë e çdo ditë të takoheni me çdo zgjedhës. Në rast se do shpjegohet mirë platforma jonë, s’ka arsye për ta refuzuar atë. Kjo është platformë e projekteve gjigande për Shqipërinë dhe shqiptarët, që pa dallime partike duan të punësohen; është platformë e mirëqenies, rritjes së rrogave dhe pensioneve dhe shqiptarët pa dallime i meritojnë ato. Le të përkthejmë mesazhin e shkëlqyer nga sheshet e Shqipërisë për një bashkim të paprecedentë dhe të gjerë të shqiptarëve në fitoren e 23 qershorit", i bëri thirrje Berisha publikut.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument