TIRANE- Në mbledhjen e sotme të grupit PD kryeministri Berisha ironizoi Ramën dhe për një foto ku kreu i PS-së ka dalë ngjitur me një gomar, gjatë takimit me fshatarë të zonës në Maminas, ku Rama tregonte situatën e mjerë ku vazhdojnë të jetojnë fshatarët.

“E ndjekin fotot. U zhduk e para, tani ka dalë tjetra. Fotoja me Krrëçin ka bërë xhiron e botës, dhe thotë fajin e ka Berisha”- tha kryeministri. Deklarata e kryeministrit u shoqërua me mjaft ilaritet nga deputetët demokratë.

HAJDETE VOTOJME REFORMAT MOS BLLOKO

Berisha ftoi kundërshtarin e tij politik të votojë reformat e kërkuar nga KE. Sipas Berishës marrëdhëniet janë të rregulluara sipas Kushtetutës dhe nga bllokimi nuk mund të fitohet kapital politik.

“Ideja se mund të fitohet kapital politik nëpërmjet bllokimit është e dështuar. U faktua më 8 maj. Nuk fitohet kapital duke mos votuar 3 ligje që në mënyrë më të ndershme kërkohen të votohen nga KE. Ligjet dëshmojnë vullnetin tonë për të konsoliduar reformat. Nga një anë derdhen rrebesh akuzash ndaj drejtësisë, dh në anën tejtër hezitohet votimi i pr/ligjit për Gjykatën e Lartë. Hidhen akuza për statusin e nëpunësit civil dhe nuk voton pr/ligjin. Nga një anë pranoi oferta për ndryshimin e rregullores dhe hiqet dorë prej saj. Këto nuk janë mesazhet që presin shqiptarët”

Ai përsëriti sërish ofertën për mocion për zhbllokimin e situatës së Këshillit të Qarkut të Fierit, kusht i PS-së për të votuar reformat.

“Praktikës që të zgjidhim me dialog çështjen e vendimeve të gjykata nuk shkon. Nëse do zgjidhje politike janë mocionet që nuk mund të pengohen. Nëse pretendon se të janë marrë këshilltarët, hajde të votojmë çdo këshilltar të qarkut. Të mos bëjmë sofizma të japim përgjigje brenda 3 ditësh. Kur të vjen Paulini e çon në qiell, kur të ndodh me këshilltarë nuk e pranon... Tëhiqesh vetëm për të bllokuar."- tha Berisha.
(sg/shqiptarja.com)