Berisha: Rama - Meta po përdorin
institucionet për të prishur zgjedhjet

Berisha: Rama - Meta po përdorin<br />institucionet për të prishur zgjedhjet
TIRANE - Ish-kryemininstri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook ka akuzuar sot kryeministrin Rama si dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ata janë duke përdorur të gjitha institucionet shtetërore për të prishur zgjedhjet dhe për ti fituar ato.

Berisha shkruan se institucionet shtetërore janë nën ndikimin e një terrori për të angazhuar detyrimisht administratën ën manipulimin e zgjedhjeve, duke bërë lista me emrat e familjarëve të gjithë administratës.

Më poshtë statusi i plotë i Sali Berishës

Te dashur miq, Rama - Meta, ne panikun e humbjes dhe ndeshkimit popullor per zgjedhjet e 21 qershorit, po ushtrojne terror te papare ne administraten shteterore per te angazhuar ate detyrimisht ne manipulimin e zgjedhjeve. Per kete qellim Rama - Meta kane vendosur qe:
- ti japin cdo drejtori dhe zyrtari leter me numrin e votave qe duhet te sjellin nga cdo kuti votimi qe kane ne ngarkim, per te ruajtur vendin e punes.
- punonjes nga ministrite njoftojne se nga drejtuesit iu kerkohen lista me me emrat dhe nr e leternjoftimeve te familjareve te tyre dhe garantimin se ata do te votojne per qeverine
- OSSH ka shpallur kerkesat per punesim per 1200 vende pune qe te gjithe duhet te transferojne gjendjen civile ne Durres
- ne shkolla, mesuesve dhe nxenesve u kerkohen me porosi te ministres numeri i leternjoftimeve te tyre dhe te prinderve te tyre.
- ne Berat dhe nje seri qytetesh te vendit punonjesve te thjeshte te administrates u eshte shperndare nje formular, te cilin çdo punonjes eshte i detyruar ta ktheje se bashku me emrat e 25 familjareve dhe te afermve qe ai apo ajo kane bindur te votoje per "aleancen e qelbesirave"
Keto jane vetem disa te dhena nga burime te shumta. Ju bej thirrje qytetareve te denoncojne me guxim cdo perpjekje apo kerkese qe iu behet atyre per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve! sb

berisha fb

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit