Dhe duke akuzuar për këtë dyshen Rama-Meta dhe një skenar të tyre djallëzor dhe provokator për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës. "Ne jemi sot për të garantuar z. Rama se historia do t'i rezervojë atij fundin e etërve të tij mizorë", përfundon komentin Berisha.
KOMENTI I PLOTË I BERISHËS:
Fantazma e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, ne Varrezat e Deshmoreve.
Te dashur miq, dje ne diten e çlirimit te vendit, por sipas kalendarit Bizantin te vendosur ne Beograd 68 vjet me pare, kreret e mazhorances Rama - Meta i vrane per here te dyte deshmoret e kombit. Ata me nje skenar djallezor vendosen kurorat me lule ne nderim te tyre dhe e bene kete ne pranine direkte te Enver Hoxhes, portretet e te cilit dominonin ne shesh, sikur te ishim ne vitin 1987. Me pas, Edi Rama, per te deshmuar autoresine e ketij skenari, zgjodhi me kujdes dhe vendosi ne Facebook fotot e ceremonise ku spikatnin portretet e atit te tij shpirteror.
Me kete provokacion te rende, te papergjegjshem, jo thjesht nostaligjik por me shume simbolik, Rama - Meta ekzekutuan per se dyti te renet dhe heronjte tane.
Ne Maj te vitit 1991 Unioni Demokratik Europian, qe gruponte te gjitha partite e qendres se djathte te Europes, shpalli me unanimitet te plote ne deklaraten e Parisit, Enver Hoxhen si Hitlerin shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore. Te gjithe ata e dinin se Hoxha kishte luftuar kunder Hitlerit.
Por ata e quajten Hitler te Pasluftes, sepse ai vendosi ne Shqiperi sistemin e shtypjes me te eger njerezor ne historine e Europes, sistem ne te cilin ai vetem per lirine e fjales, besimit, prones, mori jeten, me skuadra ekzekutimi, burgje dhe kampe përqendrimi dhjetera mijerave qytetareve shqiptare.
Ata e cilesuan Hoxhen si Hitleri shqiptar i Pasluftes, sepse ai me sistemin hiperkolektivist dhe skllaverues qe vendosi, mori jeten nepermjet urise dhe semundjeve qindra mijera shqiptareve. Hoxha, me te cilin Rama festoi dje, zhyti Shqiperine ne izolimin me te thelle ne te gjithe ekzistencen e saj.
Rama dje hapi siparin e rehabilitimit te Hoxhes dhe eterve te tjere shpirteror, por ne jemi sot per te garantuar Rama se historia do t'i rezervoje atij fundin e eterve te tij mizore.sb
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)