TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “akt përçarës të paimagjinueshëm” harresën e Ibrahim Rugovës prej Ramës gjatë vizitës në Kosovë.
 
Por ndërkohë Berisha ka nënkuptuar vlerësimin e tij që vizitën e parë zyrtare Rama e ka bërë në Kosovë.  
 
KOMENTI I PLOTË I BERISHËS:
Të dashur miq, Kryeministri i dekretuar, Rama, zgjodhi Kosoven per viziten e tij te pare zyrtare. Nje kryeminister i dekretuar nuk mund te beje vizita zyrtare por mendoj se ky rregull nuk ka vlere ne rastin e dy kryeministrave te kombit tone. 
 
Mirepo ne nje akt perçares te paimagjinueshem z.Rama injoroi teresisht ne fjalen e tij ne Parlamentin e Kosoves rolin e Presidentit Rugova, arkitektit te Kosoves se Pavarur. Me kete qendrim te pashembullt z.Rama detyroi deputetet e LDK te braktisin sallen e Parlamentit gjate fjales se tij dhe lendoi thelle jo vetem qytetaret e Kosoves por dhe mbare kombin shqiptar. 

Roli dhe vepra e pavdekshme e Presidentit Rugova është unike ne tere historine tone kombetare. Ai me forcen e pathyeshme te besimit tek e drejta e popullit dhe vendit te tij shpalli, nen pushtimin e eger serb, pavaresine e Kosoves, ngriti pushtetin paralel te shqiptareve kunder pushtetit te okupatorit, mbrojti çeshtjen e drejte te Kosoves ne Shtepine e Bardhe dhe kancelarite e medha te Europes. Pas çlirimit te Kosoves nga UÇK, luftetaret e saj te lirise dhe NATO, si presidenti i pare i Kosoves se lire ai udhehoqi me mencuri dhe vendosmeri vendin drejt Pavaresise. Nder perjete vepres se pavdekshme dhe kujtimit te ndritur te Presidentit Rugova! sb

berisha
 
 Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)