Berisha: Rama përdorues droge
Testi duhet në ligjin e dekriminalizimit
Rrëzimi që Gjykata e Lartë i bëri kërkesës së Palokës për kryerjen e testit të drogës nga ana e kryeministrit Rama, ka sjellë reagimin e paraardhësit të tij në qeverisje Sali Berisha, i cili ka kerkuar qe ne ligjin e dekriminalizimit te perfshihet edhe berja e testit te droges.
TIRANE - Rrëzimi që Gjykata e Lartë i bëri kërkesës së Palokës për kryerjen e testit të drogës nga ana e kryeministrit Rama, ka sjellë reagimin e paraardhësit të tij në qeverisje Sali Berisha, i cili ka kerkuar qe ne ligjin e dekriminalizimit te perfshihet edhe berja e testit te droges. Por edhe para miratimit të ligjit, -thotë Berisha, mund të ngrihet një komision hetimor parlamentar për të urdhëruar testin e drogës për kryeministrin Rama.
Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri e akuzon shefin aktual të mazhorancës si përdorues droge, duke radhitur fakte të cilat sipas tij i ka të njohura nga njerëz pranë Ramës. Po ashtu Berisha shkruan edhe për disa detaje të sjelljes dhe pamjes së kryeministrit, të cilat sipas analizës së tij edhe si mjek, tregojnë se Rama është përdorues i lëndëve narkotike.
“Prej disa vitesh burime afër Ramës por edhe vëzhgues kompetent të fushës, shprehin bindje se Rama është përdorues i rregullt kokaine. Flitet se ai dy vjet më parë bëri një ndërhyrje në septumin (ndarësen) e hundës në Austri për shkak të dëmtimeve serioze të tij nga përdorimi i vazhdueshëm i kokainës! Aq më tepër është i njohur dërgimi i përsëritur i tij në urgjenca për probleme që mjekët nuk i bëjnë dot publike. Rama jo rrallë gjatë qëndrimit në Parlament, ose në konferenca, shfaq para mediave shpërthime euforike, lëvizje të pakontrolluara horizontale të trupit dhe lëvizje të gjera fluturuese të krahëve, tipike për përdoruesit e kokainës. Shenja të tjera të përdorimit kronik të saj është dhe pruritis (kruarja) e pakontrolluar e kokës. Të lidhura me doza të forta të kokainës janë edhe zbehjet dhe zverdhjet jo të rralla të tij, shoqëruar me perëndimin e syve”, shkruan Berisha.
Duke e cilësuar si “humbje të rastit për të bërë histori”, Berisha thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi në kushtet e një presioni të madh nga vetë kreu i ekzekutimit.
“Me këtë refuzim Gjykata veçse përforcoi bindjet se Edi Rama është përdorues i rregullt i kokainës ndaj dhe ka frikë të tmerrshme t’i nënshtrohet testit të përdorimit të drogës. Me vendimine saj Gjykata në vend që t’i jepte zgjidhje përfundimtare këtij problemi madhor për çdo vend, e maisi shumë më tepër”, shkruan deputeti demokrat.
Në këto kushte, ish-kryeministri Berisha kërkon që në ligjin e dekriminalizimit të politikës, për të cilin opozita dhe mazhoranca po punojnë me drafte të veçanta të ketë nen të posaçëm për kryerjen e testit të drogës.
“Për lexuesit po botoj disa foto unike të Ramës në poza tipike të përdoruesit të drogës", -përfundon shkrimin ish-kryeministri Berisha të cilit i ka bashkangjitur këto foto:
]
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio
15 Janar, 10:17
-
Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna
15 Janar, 10:08
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK! Report Tv zbulon kallëzimin e bërë ndaj tij për korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje barazie në tendera
15 Janar, 10:07
-
Abu Dhabi/ Samiti i Javës së Qëndrueshme, Rama: Nënshkruajmë marrëveshjen për kabllot nënujorë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara! Synojmë të bëhemi lojtarë kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare
15 Janar, 09:52
-
Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë
15 Janar, 09:45
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Policia e Kosovës hyn në institucionet serbe në Graçanicë! Minsistri Sveçla: Janë mbyllur në 10 komuna
15 Janar, 09:33
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj
15 Janar, 09:33
-
VIDEO/ Juventusi s'di të fitojë, vetëm 1-1 kundër Atalantës! Gjimshiti luan 90 minuta
15 Janar, 09:26