Pas takimit me aleatët opozitare, Sali Berisha në konferencën për mediat ka folur përsëri për çështjen e Ballukut. Berisha ka thënë se prokurori që ka në dorë çështjen e Belinda Ballukut ka marrë kërcënime të shumta. Ai thotë se Rama gjithashtu po kërcënon dhe Gjykatën Kushtetuese për të vendosur në favor të drejtësisë.
Berisha tha se Edi Ramës demokratët dhe qytetarët do t’i përgjigjen si puçist që po bllokon drejtësinë.
“Nuk thotë parlamenti aty, Kushtetuta thotë 30 deputetë. Ose e morën dhe e shqyrtuan në mënyrën më të rrufeshme rastin e Ballukut, e shtynë tre ose katër muaj rastin tjetër. Çfarë drejtësie është kjo? Kjo është një drejtësi në këmbët e një organizate kriminale. Por në këtë drejtësi, siç janë këta, siç është Irena Gjoka, ka edhe njerëz, që unë i përgëzoj, që i qëndrojnë ligjin, që kanë guxim dhe nuk mposhten.
Ju lutem, mos harroni një moment, shkojmë tek agjencia e pengmarrjeve. Agjenci shtetërore, e varur direkt nga kryeministri, më afër se ministritë. Një prokuror në verë, një Elvin, dha dorëheqjen papritmas. Kishte dosjen, dha dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim. Dha dorëheqjen se mund ta merrnin peng. Rrethanat nuk e lejonin dhe dha dorëheqjen. Ky, prokurori i dosjes së Lubisë, kërcënime të shumëfishta. Dhe i them Edi Ramës, absolutisht do përgjigjej personalisht për secilin prej tyre në qoftë se u dhunohet gjëja më e vogël atyre.
Ata janë të mbrojtur nga ligji dhe mos guxo të prekësh njeri prej tyre, mos guxo të bësh presione ndaj tyre. Ka ndërmarrë veprimet më të padrejta, është ndjekur rruga ligjore siç mund të ndiqet. Këta e rrethuan menjëherë me Lali Vjedhësin, desh i rrahën gjykatësit dhe prokurorët. Dhe tani, keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë. Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit. Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Berisha takim me aleatët: Është gozhduar shteti se ajo nuk jep dorëheqjen! Protestë deri në grevë urie










