Berisha: Rama po kërkon 20% mbi
gjithë territorin, mjaltin e mjaltit

Berisha: Rama po kërkon 20% mbi<br />gjithë territorin, mjaltin e mjaltit
TIRANE – Kryeministri Berisha e ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë duke akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama se pasi mori 20% në Tiranë, tani po synon territorin e gjithë vendit.
 
“Konferenca dyditore e PS-së ishte një dramë me dy akte,” - tha Berisha. –“Rama e dinte që mjalti i mjaltit ishte 20% dhe ky 20% duhet të shtrihet në të gjithë vendin, akt i frymëzuar nga periudha e tij si kryetar i tij në Tiranë. Por kjo përpjekje ka marrë përgjigje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese me vendim të vititi 2006, që përcakton se territori është tërësisht çështje e qeverisë vendore.
 
Revanshi i tij është evident. Ne e përgëzojmë atë për prishjen e ndërtimeve pa leje, megjithëse ato janë detyrë e njësive vendore; unë kam kërkuar që Inspektoriati ndërtimor t’u kalojë prefekturave dhe të decentralizohet. Por nëse këtë pikë të programit tonë ai e përcjell si të tijin,  s’kam problem.  
 
Këta duan të anullojnë Planin Urban të Tiranës po dhe atë të bregdetit, sepse dyshja Rama- Kokëdhima kanë uzurpuar zona të tëra. Shkoni filmojini dhe tregojani shqiptarëve. Dëshmoni se kush po ndërton në rërë. Cilët po ndërtojnë kështjella në rërë dhe në kundërshtim me Planin e Rregullimit të Territorit? Ndaj, duhet zhbërë Plani, që të përfundojë “kështjella”.

“RAMA TË MOS PROVOKOJË SHQIPTARËT ME ENVER HOXHËN”
 
“Natyrisht, pjesa më tragjike ishte pasioni dhe adhurimi i Ramës për  Enver Hoxhën”, - tha Berisha duke vazhduar komentin e konferencës së PS-së.- “I lutem z.Rama të mos i provokojë shqiptarët me historinë e njeriut më gjakësor të jetës së tyre, njeriun që Evropa e quajti Hitleri i pasluftës.
 
Pra, në aktin e parë të dramës çështja më kryesore ishte sesi do ta “stilosim” piramidën për fëmijët që do rrëshkasin duke kënduar këngën “Xhaxhi Enver, xhaxhi Enver, e ke gojën me sheqer…”
 
Ky ishte preokupimi i shqiptarëve për rrogat, pensionet, shqetësimet e tyre! Ishte Piramida ku fëmijët duhet të shkasin nën tingujt e kësaj muzike dhe vila e tij ku duhet të falen krerët socialistë.
 
Sidoqoftë, rikthimi në qëndrimet e vitit 1998, tregon se atij nuk i është pakësuar adhurimi për Hoxhën. Mos i provoko shqiptarët me Hoxhën, se do përballesh me zëmërimin e tyre më të fuqishëm. Ai është një gjakësor që ka ekzekutuar mijëra e mijëra shqiptarë, ishte një armik i botës së lirë dhe vlerave të saj. Nuk mundet që për adhurimin patologjik që kapër të, t’ia imponojë atë shoqërisë shqiptare.”

“DJE PAMË NJË EKIP INJORANT-  NE S’JEMI TË TOKËS SË DJEGUR”
 
“Akti i dytë i dramës kishte aspekte nga më të interesantet,”- vazhdoi Berisha. – “Drama, thotë Shekspiri, është gracka ku shpirti kapet si laraska. Në konferencën e djeshme, të ftuarit e nderuar, që i përgëzoj për dinjitetin që treguan, se u thanë shqiptarëve të vërtetat, panë para tyre ekipin më injorant, më të paskrupullt që mund të kenë parë në rruzullin tokësor. Ju lutem mediave të lexojnë punimet e asaj konference, që të kuptojnë kush janë ata që marrin përsipër ekonominë shqiptare.
 
Vetë “Piktori” tha se për tre muaj s’do ketë drita! Krahasuar me vitin e kaluar, falë një qëndrimi dhe vullneti për një stabilitet energjitik, ne lamë në diga 300 milionë kilovatorë më shumë; lamë rreth 7 m lartësi uji në Fierzë që mund dhe të zbrazej, por nuk e bëmë, se ne nuk jemi të “tokës së djegur.”

Lajmi i vetëm i Ramës dje që ishte dramatike, ishte që që dy fjali ekonomike. Ky është Edi “Drama” që nuk lidh dot dy fjalë ekonomike bashkë.
 
Çfarë ndodhi dje në forumin ekonomik: të pranishmit rrëzuan një për një, programin e PS-së për ekonominë.
 
Së pari, ata thanë se detyra nr. një është parandalimi i krizës, kurse këta thoshin se këtu është kriza më e thellë! Por bashkëbiseduesit e tyre e kuptuan mirë se çdo të thoshte deklarata e tyre.  Gjërat që më bënë më krenar me këtë ekip që kemi është se ne arritëm të parandaluam krizën,”- përfundoi Berisha duke kaluar më pas, në vendimet që do merrte Qeveria sot.   
 
“NUK DO VOTOJMË AUTONOMINË SPITALORE, DO T’IA LEME RAMËS”
 
Kreu i Qeverisë, duke iu drejtuar ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova, se sot nuk do ta kalojë vendimin për autonominë spitalore pasi dëshiron t’i lërë fushë të lirë veprimi, kryeministrit të ardhshëm Rama që ka premtuar shëndetësi falas.
 
“Pavarësisht faktit se spitalet janë duke pritur këtë vendin dhe do të kenë vështirësi, ky vendim nuk do të kalojë sot sepse “Piktori” ka premtuar shërbim shëndetësor falas dhe ne nuk do kalojmë asnjë dokument përsa i përket reformës në shëndetësi, por do t’ia lëmë fushën siç e dëshiron për të instaluar shërbimin shëndetësor falas që e merr Beqja në dorë. 
 
Dallimi ynë me ta është se ne nuk jemi për shërbim shëndetësor falas, por për shërbim me kontribute kështu që dokument do presë votimin sëbashku me shërbimin shëndetësor falas.”

Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë