TIRANE - Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka bërë postimin e radhës në Facebook, duke komentuar një lajm të publikuar nga gazeta Shqip, ku thuhet se rreth 80 përqind e investimeve në vend do jenë në dorë të ministrave të LSI-së.
“Për të hedhur poshtë faktet që u paraqiten në status për ministrat e kabinetit të tij “kleptokracia”, Piktori botoi sot në faqe të parë se ministrat socialistë kontrollojnë vetëm 20% të parave të buxhetit të shtetit (investimeve publike) dhe 80% të parave do t’i kontrollojnë ministrat e LSI-së (të gjorët socialistë). Me tortat e botuara në gazetën e tij, Piktori i dështuar në pikturë, por famoz për bizantinizma, kërkon të na mbushë mendjen se ministrat e tij mund të abuzojnë vetëm me 20% të buxhetit sepse 80% të tij do ta kenë ministrat e aleatit strategjik, LSI.
Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com