Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha tha se në bazë të rregullores së Parlamentit fjala i takonte atij dhe jo Edi Ramës i cili sipas tij rinte pranë duke bërë një bruto figurë.
“Të dashur miq, në të gjitha mediat qarkulloi si foto lajm momenti kur une po flisja në foltoren e Parlamentit dhe Edi Rama qëndronte në kembë pranë meje sikur të ishte badiguard i imi por që në të vërtetë përpiqej të pengonte fjalën time.Dua të sqaroj me këtë rast opinionin, se unë, në përputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon të drejtën e përgjigjes për deputetin kur atij i përmendet emri, kerkova fjalen t'ju përgjigjur trillimeve që bëri ndaj meje zëdhënësi i Ramës për energjinë, Gjiknuri. Ndërkohë që unë, në përputhje me rregulloren u ngrita të marre fjalën, Rama në shkelje të rëndë të rregullores u ngrit për të marre fjalën jo për pergjigje por për diskutim, pra të më pengonte në të drejten e përgjigjes. Rama qëndroi në këmbë pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bënte një bruto figure” shkruan Berisha.
Gjatë seancës së djeshme në Parlament u krijua një sitautë e rrallë dhe komike me batuta pasi Edi Ramës dhe Sali Berishë qëndronin pranë njëri-tjetrit në foltore.
Postimi i plotë në “Facebook” i Sali Berishës:
Rama nuk kontrollon veten e tij!
Të dashur miq, në të gjitha mediat qarkulloi si foto lajm momenti kur une po flisja në foltoren e Parlamentit dhe Edi Rama qëndronte në kembë pranë meje sikur të ishte badiguard i imi por që në të vërtetë përpiqej të pengonte fjalën time.
Dua të sqaroj me këtë rast opinionin, se unë, në përputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon të drejtën e përgjigjes për deputetin kur atij i përmendet emri, kerkova fjalen t'ju përgjigjur trillimeve që bëri ndaj meje zëdhënësi i Ramës për energjinë, Gjiknuri. Ndërkohë që unë, në përputhje me rregulloren u ngrita të marre fjalën, Rama në shkelje të rëndë të rregullores u ngrit për të marre fjalën jo për pergjigje por për diskutim, pra të më pengonte në të drejten e përgjigjes.
Kështu që unë isha dje në kohen time ligjore dhe kur arrita në foltore i thashe "shko e ulu mos rri këtu si badiguardi im", por ai qëndroi në këmbë pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bënte një bruto figure!
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)