Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se Edi Rama me refuzimin sipas tij, për të marrë pjesë në samitin e BE-së, është rreshtuar krah Beogradit dhe jo krah Brukselit. Më këtë vendim thotë Berisha, ai ka përcaktuar qartë se është kundër BE-së.
‘Po shitet një Europë se ka problem të mëdha, dhe u kaluar në banalitete të përgjithshme se ne jemi gati për martesë, por nuk po vjen dhëndri. Rama nuk e do integrimin në BE. Qeveria propagandon një BE me probleme. Ballkani i Hapur, apo MiniShengeni që u themelua në Novisad, u shpall nga Vuçiç se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Janë konsoliduar lidhjet me Beogradin dhe me Moskën. Ndodhi që një vasal pa inetersa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesë nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret para në Beograd shpallet nga padroni i tij, por Vuçiç të paktën thotë do të vendos pasi të mbledh qeverinë, ndërsa ky i joni e vendos. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk është përcaktuar nga Serbia. Aleanca bilatarele Tiranë-Beograd-Shkup është pro ruse dhe është anti-BE. Edi Rama paralajmëroi se do të ndryshojë drejtimin dhe dje mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin. Rama refuzoi një ftesë një moment historik. Mendoj se ne duhet të thërrasim protestë të fuqishme. Ky është një motiv në një fare mënyre ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë një njeri i shitur, i paashitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Nuk mundet. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël, nuk mundemi ne të jemi Beogradi i vogël, ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve’- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Pas lajmeve pozitive nga Sofja, Rama konfirmon pjesëmarrjen në samitin e BE: Do të jemi aty, edhe pse shumë herët për të qenë optimist
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor, 16:23
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10