Berisha: Rama riktheu në
drejtimin e PS bijtë e bllokut

Berisha: Rama riktheu në<br />drejtimin e PS bijtë e bllokut
TIRANE- Edhe në mbledhjen e grupit PD, Berisha i kushtoi vëmendje ditës së sotme, 20 shkurtit 1991, dites së rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Ai vlerësoi se sot është dita e triumfit të qytetarëve më të shtypur në historinë e Europës. Sipas kryetarit të maxhorancës, (ne 1991, kreu i opozitës) 20 shkurti është dhe moment reflektimi dhe nderimi për ata që sakrifikuan jetën e tyre për vlerat që ne sot ndërtojmë.

“20 shkurti do të mbetet në historinë e këtij vendi, si ngjarja më kulmore, beteja më e madhe, legjendë e trimërisë dhe qytetarëve të Tiranës të cilët 21 vjet më parë u përballën në një betejë epike pa marrë parasysh asgjë dhe ia dolën të përmbysin shtatoren e diktatorit mizor në qëendrën të Tiranës, shtatoret e gjalla në bllokun hoxhist. Ia dolën de fakto të bëjnë vendin me opozitën më të fuqishme që kishte pasur ndonjëherë”- tha Berisha.

Berisha sulmoi kreun socialist se ka rikthyer në krye të PS-së bijtë e bllokut që ndajnë qëndrimin e etërve të tyre për të mos integruar Shqipërinë në BE, ndërsa shtoi se maxhoranca do të mbetet e hapur për reformat.
“Sot janë mbledhur bijtë e bllokut. Historia e zhvillimet duhen parë drejt e në sy. Kjo nuk ndodhi pas vitit 1992, as në vitin 2000, ky rikthim i bijve në krye të PS-së përbën vepër kryekëput të Edvin Ramës. Kjo është e vërteta. I mblodhi ku ishin e ku nuk ishin. Madje i solli dhe nga emigracioni duke u premtuar majën që humbën etërit. Qëndrimi është se dy vite me radhë përdorën pushtetin e dhënë nga qytetarët e përdorën për të bllokuar procesin e integrimit, sepse ndajnë qëndrimin e etërve të tyre. Shqiptarët i dhanë përgjigjen e merituar më 8 maj”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris