Berisha: Rama riktheu në detyrë 
vrasësin Prenga,protesta ndaj krimit

Berisha: Rama riktheu në detyrë <br />vrasësin Prenga,protesta ndaj krimit
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për lirimin e deputetit socialist, Armando Prenga dhe shkuarjen e tij në Parlament, ndërkohë që iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë kundër krimit.
 
Berisha ka thënë se, Rama e ka nxjerrë nga burgu deputetin vrasës, por tani populli do të ngrihet në protesta për të rrëzuar qeverinë dhe për të shpëtuar vendin nga kthetrat e krimit, ku e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer qeverinë dhe parlamentin në një organizatë kriminale.
 
Ja statusi i Sali Berishës në Faceboook
Kreu i meduzes Edi Rama kthen ne detyre vrasesin Prenga!
Te dashur miq, sot vrasesi i Edi Rames, Armando Prenga, njeriu qe qelloi me revole te fshehur nje qytetar, Cali, tek dera e shtepise se tij dhe tjetrin vellain e te parit brenda ne komisariat policie, njeriu per te cilin mediat italiane kane transmetuar nje emision te veçante si delinkuent, hajdut ordiner dhe trafikant, u kthye sot ne detyre triumfator ne parlament. Kjo sepse Edi Rama me gjykatesit e tij vrases sa vet vrasesi Prenga, e liruan ate dhe mbajten ne burg viktimiat e tij.
Qytetare, te gjithe ne kembe qe me revolucionin demokratik te shpetojme veten nga kthetrat e zeza te krimit, te permbysim me te gjitha mjetet paqesore te mosbindjes civile Edi Ramen, qe ka shnderruar qeverine dhe parlamentin e tij ne organizate kriminale! sb

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar