Berisha: Rama si Marksi, do
shkatërrimin e të pasurve

Berisha: Rama si Marksi, do <br />shkatërrimin e të pasurve
TIRANË - Në mbledhjen e rradhës të grupit kuvendor demokrat, kryeministri Berisha ia kushtoi të gjithë fjalën e tij situatës ekonomike në vend. Dy janë pikat që sipas Berishës duhet të merren në konsideratë: Liberalizimi, i cili ruajtin vendin nga kriza dhe “injoranca financiare”, e cila sipas Berishës po karakterizon opozitën.
Sa i takon të parës, kryeministri shqiptar ftoi edhe vendet europiane të përdorim modelin shqiptar të dalin nga kriza.
“Qeveritë sot në Europë po lëvizin në drejtim të liberalizimit, masa të cilat ne i morëm kohë më parë. Ju garantoj se kjo frymë se është fryma e vetme që do nxjerrë nga kriza këto vende”, tha kryeministri.
Sa i takon opozitës dhe modelit të saj të taksave, kryeministri tha se është kopje e modelit marksist.

“Në të këtë gjithë realitet si klithma të së shkuarës së largët vjen dhe propaganda vulgare e drejtuesve të PS. Pasi u thanë shqiptarëve dy vjet rrjesht se në Shqipëri ka një million të papunë dhe nuk u thanë pse mashtruan 1 milion herë, injoranca financiare në piedestal nuk mund të vendosej ndryshe.
Së fundi kanë problemin e taksave. Duan t’i rikthehen modelit marksist. Por, ky model është faktor krize. Modeli i Marksit: të shkatërrojmë të pasurit. Pasioni i përjetshëm i PS: Të varfërit që krijojnë”, tha kryeministri në fjalën përpara deputetëve.

CENSUSI DHE BIZNESET
“Censusi fakton se në vitet 2005 – 2009 morën jetë biznese san ë 15 vite të marra së bashku. Statistika e para dy ditëve se 50% e bizneseve active janë të 4 vjecarit të mandatit tonë të parë dëshmoi suksesin e modelit tonë ekonomik. Sqaroj se një rast se 60% e tyre janë biznes i vogël, në vende të tjera është 70 – 80%. Por, ajo që spikat në ekonominë shqiptare është ekonomia e mundit dhe djersës. Qytetarët po bëhen më ekonomistë se kurrë se po përballen me pasojat e një krizë që do jetë më shumë se afatmesme”, tha mes të tjerash Berisha.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve