Berisha: Rama si UFO
kurbanin s` ia pranon Zoti

Berisha: Rama si UFO<br />kurbanin s` ia pranon Zoti
TIRANE- Pr/buxheti i vitit 2012 ka qenë kryefjala e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërsa u ndal dhe  në propozimin e PS për uljen e tvsh-se. Komenton dhe Kongresin e Partisë Socialiste. "Nuk ishte Kurban Kongres, sepse kurbani su pranua"

PR/BUXHETI 2012
Kryeministri e cilësoi pr/buxhetin si më të madhin të paraqitur në histori që mbështet politikat prioritare dhe përcakton tre objektivat kryesore, kontrollin rigoroz të borxhit, deficitin buxhetor, dhe inflacionin e kontrolluar.
„Gjetëm borxh 72% të prodhimit të brendshëm... Kreditë e huatë përdoreshin për të paguar rroga e pensione.. dhe ia kemi dalë duke ulur borxhin në 60%.. Kemi inflacionet më të kontrolluara“- deklaroi kryeministri.Prioritet të për/buxhetit 2012 janë rritja e pensioneve, pagave si dhe infrastruktura ndërsa nuk do të ketë rritje taksash. „Modeli ynë është i sukseshëm dhe është konfirmuar nga të gjithë institucionet ndërkombëtare. Ne tani do bëjmë çmos të rrisim transparencën“

Ndërkohë që në pr/buxhet, sipas kreut të qeverisë “Janë pakësuar ndjeshëm shpemnzimet operative, në mënyrë të mund të mbështesim fuqishëm përparësitë që kemi shpallur para zgjedhjeve“.Prioritet tjetër i pr/buxhetit është projekti “Shqipëria dixhitale” dhe projekti Shqipëria, kopshti më i madh në Europë. Në 100 vjetorin e Shqipërisë Shqipëria është dixhitale.“

BERISHA REAGON PER ULJEN E TVSH
Duke u ndalur te opozita Berisha tha se „Ata e bazojnë veprat e tyrë në fjalë vetëm fjalë të bëra tërkuzë, ndërsa alternativa jonë janë vetëm veprat. Berisha reagoi dhe për propozimet e opozitës për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë.
“Të luash një herë të do heq taksën e miellit apo të bukës, tre herë gënjejnë. Një gjë kanë shqiptarët, kanë një gjë të mrekullueshme, të vuajtjen dhe sakrificën dhe për rrjedhojë eksperiencë më të gjatë. Mjerë ata që do tentojnë ti gënjejnë se ia presin vete faturën ata pastaj”

BERISHA PER KONGRESIN
Komentoi dhe Kongresin e PS: "Kongresi nuk ishte kurban Kongres sic e tha Topalli pasi kurbani nuk u pranua, Jozefina mund ta ketë thënë ndoshta sepse ishte lodhur nga festimet.... Në fakt ajo që mund të thuhet dhe përmblidhet është autobusi po ecni para drejtë etërve. Unë dua ti garantoj se nuk do të ketë në atë drejtim as etër as bijë, jo sepse shqiptarët e ndanë atë kohë. E cilesoj Kurban-Kongres, por në doktrinë kurbanin duhet ta pranojë i Gjithëfuqishmi, dhe kurbani quhet kur pranohet. Por, kur nuk pranohet shkon kot. Atij nuk ju pranua, UFO-t nuk kanë shanse të pranohen. Z. UFO nuk pranohet, tentativa e tij dështo”, tha ndër të tjera Berisha në mbledhjen e grupit të PD-s
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)