Berisha shkruan në Facebook se Rama beson se Byroja e Hetimit ishte konspiracion për ta futur atë në burg. Berisha thotë se kryeministri, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla, për këtë qëllim ka takuar fshehtas ish kryeministrin rumun Viktor Ponte, që aktualisht hetohet nga një strukturë e ngjashme me Byronë.
Statusi i Berishës në FB
"Të dashur miq, pas bllokimit prej me shume se një viti të kërkesave të opozitës, pas rrëzimit de facto, dy herë radhazi, të drafteve të amendamenteve kushtetuese të përgatitura ekskluzivisht nga ekspertët e Ramës, me te cilat donin ti jepnin Rames te gjithe pushtetin gjyqesor, me se fundi kerkesat e opozites, propozimet e saj per metodologjine e procedimit ne hartimin e amendamenteve kushtetuese, ne perputhje me rekomandimet e Venecias, mbi bazen e marreveshjeve te arritura me dialog politik u pranuan.
Grupi i famshem i “eksperteve te pavarur” Traja, Dvorani, Sadushi, Ibrahimi nuk ekziston me. U kalua ne zgjedhjen nga secila pale politike e eksperteve te vet. Kështu, Sadushi dhe Ibrahimi hoqën maskat e “pavarësisë” dhe u shpallen eksperte te grupit politik te PS.
Përsëri rreziku i bllokimit të reformës nga Edi Rama është shumë i madh. Rama është i bindur se BKH sipas Venecias, është thjesht një konspiracion për ta kalbur atë në burg për disa dekada. Burime, që janë si këmisha e tij, pra të afërta me Ramën, bëjnë me dije se pak kohë më parë Rama me lejtenantin e tij Balla kane bere nje udhetim te fshehte ne Rumani dhe kane zhvilluar nje takim te fshehte me mikun e tyre te ngushte, ish kryeministrin Viktor Ponta, qe është nën ndjekje penale nga BKH rumune.
Mësohet se miku i tyre Ponta i ka thënë Ramës sa vijon:
1- Unë në burg po paguaj gafën që bëra me pranimin e krijimit të njësisë speciale antikorrupsion.
2- Unë bëra gabimin fatal dhe e pranova njësinë speciale antikorrupsion sepse sipas ligjit unë vet zgjodha dhe emërova drejtuesin e saj.
3- Por pas emërimit atij iu shpëla truri dhe ja ku jam sot!
4- Te siguroj se këtë fat do kesh edhe ti personalisht, ne rast se pranon reformën, njësinë anikorrupsion apo BKH dhe nga biruca do të më kujtosh se as emaile nuk do shkëmbejmë dot bashkë!
Keshtu te dashur miq, Rama do vazhdoje t’iu lexoje shqiptareve te perifrazuar fjalimet e Duçes, qe ja pregatit me kujdes çdo dite sekretari i përgjithshëm i mafies së këshillit të ministrave, dhe amanetin e Viktor Pontes kurrë nuk do ta harrojë! sb”.