SHKODËR – Kryeministri Berisha përuroi sot shkollën e mesme si dhe rrugën e re të fshatit Vukatanë të Shkodrës. Ndërsa u kërkoi banorëve t'i besonin edhe një mandat të ri, duke iu përmenduar arritjen e deritanishme në bujqësi, ai u tregua sarkastik me kreun e opozitës, Edi Ramën, që dje në Brataj, sipas tij, u betua "në rrasë të gurit" se s'do të tradhtonte më.
“Në vitet që vijnë ju do të firmosni marrjen e statusit për vend anëtar në BE dhe hapjen e negociatave”, - iu tha Kryeministri, banorëve të Vukatanës.- “Krahun tjetër e keni vetë parasysh: një mal me fjalë, akuza dhe shpifje dhe asgjë më shumë. Një autobus shtegtar i vetmuar me xhama të zinj, që nuk lejon të shihet asnjë zhvillim, asnjë realitet, një përpjekje donkishoteste për të rikthyer neobllokmenët në pushtet, për të rilindur pinjollët e bllokut si pushtetarë të Shqipërisë.
A e dëgjuat dje shokun në autobus, në Brataj? Ju bëj be në rrasë të Gurit, tha, se nuk do të tradhtoj më! Nuk betohet dot në Bibël, se konvertohet në çdo 5 vjet. Ai le të qëndrojë në autobusin mavi, derisa t’i bëhet autobusi mavri!", - tha Berisha, në mes të gazit të banorëve.
Kryeministri, po sot, rreth orës 12:30, do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetaret e mediave lokale të Shkodrës ndërsa në mbrëmje, do të jetë i ftuar në një miting që do të zhvillohet tek sheshi përpara monumentit te Luigj Gurakuqit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com