Berisha: Rama të rrijë deri më
18 qershor. Basha i del kundë

Berisha: Rama të rrijë deri më<br />18 qershor. Basha i del kundë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga çadra e protestueve të opozitës se do pranojnë Ramën kryeministër deri në datën 18 qershor, ndërsa më pas të krijohet qeveria teknike. 

"Do të mbarojë mandatin? Asnjë kundërshtim nuk kemi. Nëse është kaq shumë i lidhur pas asaj karrigie, atëherë le të firmosë, të ikë në datën 18 qershor dhe më pas të krijojmë qeverinë teknike e të bëjmë zgjedhje të lira", u shpreh Berisha. 

Kjo tezë e re vjen në kohën kur palët politike në distancë kanë pranuar të ulen në një tryezë dialogu për zgjidhjen e ngërçit politik, ku opozita proteston prej 48 ditësh me kërkesën për qeveri teknike.

Deklarata e Sali Berishës, që Edi Rama të qëndrojë në pushtet deri në 18 qershor dhe më pas të nisë punën qeveria teknike nuk është platformë e Partisë Demokratike, por mendim i Sali Berishës.
 
Kështu është shprehur kryedemokrati, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Opinion. Basha u shpreh se Berisha ka dhënë mendimin e tij dhe se qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë, qeveri teknike sa më parë.
 
Nëse ndodh ashtu si thotë Berisha data e zgjedhjeve do shtyhet shumë u shpreh Basha. “Mendimi i zotit Berisha qe Rama të qëndrojë në zyrë deri me 18 qershor nuk është i imi. Platforma jone politike parashikon qeveri teknike një ore e me pare”deklaroi Lulzim Basha.



"Paratë e kanabisit do blejnë votat"
Berisha sqaroi se demokratët kërkojnë qeveri teknike për shkak se votat e qytetarëve rrezikohen nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

"Pse ne kërkojmë qeverinë teknike? Mendoni për një moment lumin e drogës, të parave të drogës, të armëve të drogës, të bandave të drogës që të gjitha të lidhura me partinë e tij dhe me atë vetë direkt", tha Berisha. 

"Kishim në dorë legalizimin e kanabisit"
Ish-kreu i qeverisë theksoi se PD e kishte në dorë legalizimin e kanabisit kur ishte në pushtet, por kjo do sillte shkatërrimin e brezave të rinj.

 Kurse ne të tjerët që nuk deshëm drogën dhe që ne me një fjali të vetme mund t'i jepnim zgjidhje problemit por atë s'e bënim kurrë. Se ne e dimë që ajo fjali kushtonte qindra e qindra jetë për fëmijët shqiptarë. Nëse ne do thoshim të legalizonim drogën ne të paktën nuk merrnin armiqësinë e drogmenëve, të atyre që e mbjellin, shesin pa kuptuar atë që bëjnë. Kjo do të thotë të drogosh të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Berisha.
 
Të kanë braktisur dhe aleatët, shtoi Berisha duke thumbuar marrëdhëniet brenda koalicionit - sepse kauza e opozitës, tha ai, është një kauzë e drejtë.

"Ata e dinë se çdo shqiptar se ti me drogën i bëre gjëmën votës së shqiptarëve, emrit të shqiptarëve, emrit të Shqipërisë", theksoi më tej ai. 



VIDEO/Fjala e ish-kryeministrit Berisha
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA