Berisha: Rama u përpoq të
bëhej lideri dhjetorit, por dështoi

Berisha: Rama u përpoq të<br />bëhej lideri dhjetorit, por dështoi
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha teksa ka folur në foltoren e Parlamentit akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet që të bëhet lideri i Lëvizjes së Dhjetorit, por ka dështuar. Ai ka theksuar se, në ngjarjet e vitit 1999 Rama nuk ka qenë asnjë orë të vetme në lëvizjen e dhjetorit, ndërkohë që po bën përpjekje për të falsifikuar faktet historike.
 
Në dhjetor të vitit 2013, Edi Rama në përpjekjen e tij monstruoze për të falsifikuar historinë organizoi një ceremoni që synonte dhjetorizimin e tij. Në proces të dhjetorizimit kishte ftuar disa persona dhe 3-4 ish dhjetoristë për një qëllim të caktuar, për të thënë vetëm një frazë: ta falenderonin për kontributin e tij në dhjetor, por asnjëri prej tyre nuk e bëri, përkundrazi shprehën mendimet, por asnjë nuk i tha “o dhjetoristi ynë”. Në atë ceremoni doli një njeri që në dhjetor të ‘90 nuk ishte te qershia por ishte në kopsht deri dhe i tha “rroftë Edi Rama, lideri ynë i dhjetorit” dhe Rama u mpak, u fry si kokosh dhe mendoi se në këtë mënyrë u dhjetorizua. Pasi dështoi,  me datën 4 nëntor të këtij viti ishte 25 vjetori i meshës së parë të bërë në Shkodër dhe si ngjarje historike, Edi Rama vrapon që, duhet të na bëhej themeltar e meshtar e u tha qytetarëve: Më kujtohet ajo ditë, ishte me shi dhe e vërejtur e sa e mori fjalën Dom Simoni u hap qielli e ndriti. Dhe, kishte shkuar me tren në Shkodër, por fatmirësisht, organizatorët thanë se ti s’ke qenë fare,e kundërshtuan. I ngeli gënjeshtra në fyt” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se, Rama ska qenë një asnjë orë të vetme në lëvizjen e dhjetorit, pasi Koleka nuhaste dhe e kishte nisur për në Korfuz.

Ai mori pjesë në protestë dhe tha që në çdo shtyllë duhej të varim një komunist, babain tim do var të parin”, ka thënë Berisha që shtoi se lëvizjet e tyre ai i konsideroi akte barbare.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?