TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një akt tjetër të pashembullt antishtet të qeverisë Rama-Meta, faktin që ministrat apo përfaqësuesit e qeverisë nuk janë paraqitur në seancën që do të zhvillohen në Gjykatën Kushtetuese për buxhetin.
Berisha shkruan se, “në revanshin e tij të zëvendësimit të shtetit ligjor me shtetin policor, Edvin Kristaq Rama urdhëroi ministrat dhe përfaqësuesit e tij të mos paraqiten si palë e paditur në seancën e gjykimit në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së rritjes nga qeveria Rama -Meta të borxhit publik në 75% të GDP-së, shndërrimin kështu të financave publike në një megapiramidë të llojit të krizës greke”.
“Këtë qëndrim të pashembullt të injorimit të Gjykatës Kushtetuese, institucionit garant të Kushtetutes së vendit, qeveria Rama-Meta e bazon në parimin antishtet, atë të vendimeve të pavlefshme të gjykatave të vendit. Bazuar në këtë parim qeveria Rama-Meta ka rrëzuar haptas me vendime qeverie një seri vendimesh të Gjykatës Kushtetuese si ato: Për kontrollin e territorit, nëpunësin civil, vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, aktet normative, nivelin e borxhit, paraqitjen e programit politik të qeverisë në Parlament etj etj”, shkruan ish-kryeminstri Sali Berisha në Facebook.
Sipas tij, “po kështu, kryekreu me vendime qeverie ka rrezuar vendime të gjykatave të tjera si: për masën e sigurisë së banesës, shkarkime të paligjshme në bordin dhe institutin e statistikave, agjensinë e luftës kundër pastrimit të parave etj, etj”.
“Në revanshin e tij drejt shtetit policor zërat i thonë atij se ti je dhe kryegjykatësi, kryeprokuroi, kryepermbaruesi i vërtetë ndërsa ata, të tjerët, janë ferri, Luçiferi i realitetit që duhet zhdukur. Me vrap drejt të shkuarës dhe sa më larg Europës!!”, përfundon shënimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com