Berisha: Rama, zgjedhje si Enveri
Reforma? Më parë Byroja e Hetimit
Historiku i reformës në drejtësi ka treguar se çfarë ka qenë prioritet për ish-kryetarin e Partisë Demokratike është kthyer edhe në prioritetin e opozitës.
Historiku i reformës në drejtësi ka treguar se çfarë ka qenë prioritet për ish-kryetarin e Partisë Demokratike është kthyer edhe në prioritetin e opozitës.
“
Për Sali Berishën, Alfa dhe Omega e reformës në drejtësi është ajo që po thoni ju, BKH apo Njësia Antikorrupsion”, thotë Berisha në një intervistë për Top Channel.
Por tani, pasi opinioni final i Venecias rrëzoi disa nga 11 pikat e opozitës si kushte për dialog me qeverinë, demokratët pritet ta kushtëzojnë debatin tek dy çështje. Njëra prej tyre, Byroja e Hetimit. Sali Berisha shpjegon arsyen pse ai mendon që duhet votuar përpara reformës.
“
Reforma në drejtësi, veç 70 amendamenteve ka dhe nja 40 ligje. Siç më kanë thënë ekspertët ndërkombëtarë, ajo do 2-3 vjet për t’u zbatuar, kurse nëse amendamentet dhe ligji vertikal i njësisë antikorrupsion votohen brenda 2-3 javëve, kjo njësi e fillon punën më së largëti brenda 2-3 muajve”, deklaron Berisha.
Çështja tjetër është ajo që demokratët e përkufizojnë si “kapje të sistemit të drejtësisë nga qeveria”. A është shumica e cilësuar e vetmja zgjidhje?
“
Jo, nuk do të thotë vetëm shumicë e cilësuar. Ka disa mënyra, se këtu është problemi. Nuk ka vetëm një zgjidhje për një çështje, gjithmonë ka më shumë se një zgjidhje për një çështje”, thotë ish-kryeministri.
Por fakt është se deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje për asnjë çështje. A rrezikon kështu reforma të mos miratohet?
“
Jo, nuk mund të bëj një parashikim, sepse varet shumë nga qëndrimi i Edi Ramës ndaj Byrosë së Hetimit, ndaj variantit që ka sjellë Komisioni i Venecias”, thotë Berisha.
Po nëse refoma dështon, a është dakort Berisha si Rama për zgjedhje?
“
Jo, nëse nuk kalon reforma, zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër, që s’pranon të bëjë zgjedhje në parti, i garantoj shqiptarët se kurrë që nga koha e Enver Hoxhës vota e tyre nuk ka qenë më e rrezikuar. Duhet ta hedhin mënjanë me të gjitha mjetet e mosbindjes, përmes një revolucion demokratik për të bërë zgjedhje pas tij”, shton Berisha/Top Channel
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.7%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14576
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump
28 Shtator, 18:50
-
Kategoria e Parë/ Besa përmbys Apoloninë në Fier dhe mban kreun, Flamurtari dhe Vora fitore presioni! Tri pikë për Kukësin
28 Shtator, 18:24
-
Të huajt në Shqipëri për ‘turizëm’ mjekësor, 2 miqtë italianë kryejnë transplant flokësh: Çmimet më të lira në Tiranë se sa në Itali, mjekët profesionistë
28 Shtator, 18:15
-
Korçë/ Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë! Autori thyen xhamin e derës dhe tenton të largohet nga tualeti gjatë arrestimit
28 Shtator, 18:05
-
Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë! Ndalet Man. City, Liverpool ka shansin për kreun
28 Shtator, 18:05
-
Ja cilat janë 3 shenjat më të disiplinuara të horoskopit
28 Shtator, 17:53
-
Granit Xhaka në fushë, sot luhet Bayern Munich - Leverkusen! Fitojnë Leipzig e Gladbach
28 Shtator, 17:48
-
Vrasja e Nasrallahut, 'humbje e madhe' për Hezbollahun dhe Iranin
28 Shtator, 17:42
-
Kosovë/ Një vit pas vrasjes së policit, Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut
28 Shtator, 17:37
-
‘Ja si flet një tradhtar’, Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si ‘vëllaun e Vuçiçit’
28 Shtator, 17:25
-
Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare
28 Shtator, 17:14
-
Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët
28 Shtator, 17:02