Berisha: Rama, zyrë kryeministri
pa u votëbesuar ende

Berisha: Rama, zyrë kryeministri<br />pa u votëbesuar ende
TIRANË - Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha kritikon kryeministrin në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama. Ai ka ironizuar hapjen e një zyre në PS të "kryeministrit të zgjedhur" së pari me fjalët: "Revanshi të verbon, të bën Enver, por edhe Don Kishot! Nga Republika parlamentare tek Republika e Edi Ramës!".

Më tej ka analizuar se "kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament dhe këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij".

KOMENTI I PLOTË I BERISHËS NË FACEBOOK:
"Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi, ngjitur me zyrën e tij prej kryetari të PS, zyrën e tij te "kryeministrit të zgjedhur". Në Kushtetutat e vendeve te lira, President apo Kryeministër i zgjedhur njihet vetem Presidenti dhe Kryeministri, që zgjidhen direkt nga populli në periudhën nga dita e fitores së zgjedhjeve deri ditën e inaugurimit në detyrë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbreterive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur, pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët, kurse vetë kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament. Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti, as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver, por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!! sb".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë