"Z.Rama", - tha Berisha, - "këtë asnjë njeri s’ia ka bërë vendit të tij , po nëse ti një herë në këtë shesh do ndaloje para varrit të Skënderbeut, imagjino se çfarë do të thoshte shpirti I këtij njeriu, që luftoi për të mbrojtur vlerat perëndimore të vendit të tij!
Mendimet antieuropiane qëndrojnë vetëm në kokën e atij që ka uzurpuar kreun e Partisë Socialiste", - tha kreu i PD-së. -" Sot, cilido konstaton se në selinë mavi ka lumenj fjalësh, shpifjesh, trillimesh dhe mashtrimesh, por nuk ka lider, nuk ka ide, nuk ka vizion. Ky piktor i dështuar jeton në autobusin me xhama të zinj dhe nuk sheh atë që duket. Atë që s’e ka bërë kush në Europë, Edi Rama e bëri: mori peng statusin e vendit kandidat.
Duke përmendur investimet e bëra deri më tani, ai tha se në këtë rrugë e prin dhe e frymëzon Skënderbeu. “Neve na prin në rrugën tonë dhe na frymëzon Skënderbeu. Ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të nënshkruajmë marrëveshjen e stabilizim-asocimit, të lëvizim të lirë, ia dolëm të meritojmë statusin e vendit kandidat, por u bllokuam për 3 ligje, pra jemi qytetarë me besim tek vetja, tek Lezha, tek e ardhmja jonë."- tha Berisha.
Ndërsa akuzoi Ramën: "Bëri gjithçka për të bllokuar MSA-në, pasi futi në parlament bori e trumbeta e zile, për t'i thonë botës se parlamenti shqiptar është një stallë kafshësh, bëri gjithçka që të bllokonte edhe anëtarësimin në NATO. Bëri gjithçka që të bllokonte edhe vizat tuaja që të mos lëviznit të lirë në Europë; dërgoi me qindra letra që shqiptarët do të vërshojnë mbi ju, por dështoi. Ti i privove fermerët shqiptarë nga dhjetra e dhjetra milionë euro subvencione, investime për shkolla, spitale, instrastrukturë…."- iu drejtua Kryeministri, kryetarit të PS-së.
"Më 23 Qershor unë zotohem se katërvjeçarin që vjen do krijojmë 250 mijë vende pune në mbarë Shqipërinë. Me taksat që hoqëm, biznesi do njohë hov të madh! Ftoj emigrantët: ejani në vendin tuaj e investoni, se për 5 vjet, do jeni pa taksa! - përfundoi ai.
PARADITE, KRYEMINISTRI - LEZHJANEVE: TI LEME NE OPOZITE DHE PER 12 VJET
Duke marrë pjesë sot paradite në rikonstruksionin e rrugës Shën Koll- Tale- Hidrovor,Berisha deklaroi se do jetë në pushtet dhe 12 vite të tjera, pra plot tre mandate. Kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar historinë e 10 viteve më parë teksa deklaronte asokohe se po të donte e merrte pushtetin dhe me djemtë e Mamurrasit dhe bëhet fjalë për pushtet me forcë.
“Po shkojmë drejt 23 qershorit. Mbarë kombi shqiptar e shqiptarët kudo presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë”, deklaroi Berisha. I cili më pas ka lëshuar “bombën” paralajmëruese. “Miqtë e mi, a ju kujtohet juve kur me Pal Dajçin, 10 vjet më parë, na u desh t’u themi atyre se me djemtë e Mamurrasit ne edhe ua japim duart, por ne jemi demokratë dhe besojmë te vota. Ne besojmë te paqja. Se na kërcënonin, na zinin prita, por ato janë të shkuara dhe nuk kanë vlerë. E thashë këtë tani që me votën e Kurbinit t’i lëmë në opozitë, të paktën edhe për 12 vjet të tjera” ka thënë Berisha
DO FAKTOJME NDERTIMIN E 10 KM RRUGE
Berisha ka premtuar ndërtimin e rrugëve të tjera, ndërsa ka numëruar se çfarë ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre viteve. “Unë jam këtu për t’u zotuar se në Lezhë 4 vitet që vijnë do ndërtojmë çdo km rrugë. Gjatë këtyre viteve ne kemi ndërtuar mbi 10 mijë kilometër rrugë. Ne do të nxjerrim listën kilometër për kilometër për ata që i mohojnë”, tha Berisha duke shtuar "Do ju them diçka, në Tiranë 250 km nuk e kishin parë asfaltin në ekzistencën e tyre”
Rikonstruksioni i rrugës u shërben 9500 banorëve të zonës dhe do ndihmojë në zhvillimin e zonës.
Kryeministri tha se janë rindërtuar mbi 300 km rrugë, 15 ujësjellësa, 30 shkolla e 15 qendra shëndetësore. “Jam këtu për tu zotuar se në rrethin e Lezhës në katër vitet që vijnë do të rindërtojmë çdo kilometër rrugë. ”Ne kemi ndërtuar 10 km rrugë dhe do nxjerrim listën km për km për ata që i mohojnë. Kemi ndërtuar shumë e shumë të tjera. Do ju jap dhe një të dhënë- tha më tej Berisha, duke shtuar se - Do ju them diçka, në Tiranë 250 km nuk e kishin parë asfaltin në ekzistencën e tyre”
Berisha i kërkoi votën lezhjanëve për të lënë në opozitë të majtën jo vetëm këtë mandat por dhe dy mandate të tjera. “Po shkojmë drejt 23 qershorit. Qytetarët e Lezhës e kanë provën e madhe, dhe cdo qytetar i Lezhës, i Tiranës dhe mbarë kombi presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet kur me Pal Dajçin para 10 vitesh na u desht t’u themi atyre se me djemtë e Mamurrasit ne edhe jua japim duart por jemi demokrat, sepse na kërcënonin e na bënin prita, por ato janë të shkuara dhe nuk kanë vlerë. E thashë këtë se me votën e Kurbinit t’i lëmë në opozitë edhe 12 vjet të tjera, le të ecim përpara"
Kryetari i kësaj komune duke i uruar fitoren kryeministrit tha se në qeverisjen socialiste në këtë komunë u investua vetëm 200 mijë euro, ndërsa nga qeveria Berisha u investuan 4 milionë dollarë.
Kandidatët e PD-së në Lezhë janë Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda, Vasil Bica, Mhill Fufi, Artan Bushi dhe Zef Maçi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)