Berisha përmendi se Shërbimi Informativ ka nxjerrë 60 raporte për përfshirjen në trafikun e të drejtuësve të policisë, më tej ka pyetur Ramën duke i thënë se pse e ka dërguar Saimir Tahirin në zyrën e Barac Obamës.
Berisha ka përmendur rastin e Orest Sotës ku në makinën e tij u gjetën 863 mijë euro bashkë me patentat e skafit të Saimir Tahirit, e pas kësaj u dërgua Spartak Braho në zyrën e Altin Qatos për të fshehur të vërtetën.
Fjala e plotë:
A erdhi kërkesa nga prokuroria për të arrestuar Saimir Tahirin. A dole fillimisht e the, se në ato përgjime ishte hataja.
Por më pas ai të nxori kartonin e kuq, nga studio e Fevziut. Të solli Gazin në mesnatë, pyete Olsin. Të solli Gazin dhe të tha, mos gabo, të numëroi dosjet, Xibrakën, Olsin etj.
E pastaj ndryshove gjithçka. Nise duke më sulmuar mua, Italia është e Saliut, Franco Roberti është i Saliut.
Pastaj, pas 1 jave, doli 836 mijë euro e Tahirit, në makinën e Ores Sotës. Tani më thonë se në makinë me të ishte edhe Saimir Tahiri. Nuk foli asnjë fjalë, pse tha avokati i tij jam unë.
Te Qatua çove Spartak Brahon, një orë në hotel turizëm dhe u rakordua gjithçka, fshehe të vërtetën e Saimir Tahirit.
Ke marrë 60 raporte nga SHISH për lidhjet e policëve me drogën. Çfarë bëre ti? I hodhe. E more Saimir Tahirin dhe e çove në zyrën e Barack Obamës? Pse e çove kryetrafikantin atje, pse kur e dije se kush ishte.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO









