KAMZE- Kreu i Partisë Demokratike është shprehur nga Kamza, ku prezantoi kandidatët për deputet, se "votat e qytetarëve të 23 qershorit do ta dërgojnë kreun e PS në bunkerin e harresës".
Duke iu drejtuar Edi Ramës, Berisha tha se “ti udhëton me autobusin mavi, si Nastradini, ai udhëtonte me veshgjatin, ti me autobusin, 23 qershori do të të përcjellë ty në bunkerin e harresës”.
“Këto ditë le të bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar të Kamzës, të votojë për alternativën e PD-së, për integrimin, për punësimin, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, për Kamzën e zhvilluar”, tha Berisha.
BERISHA: SE SHPEJTI DO NDERTOJME UJESJELLESIN
Partia Demokratike ka vijuar me prezantimin e kandidatëve për deputet të Kamzës. Kryeministri Berisha, tha se Kamza ka arritur zhvillime të rëndësishme të infrastrukturës dhe biznesit.
Kreu i PD, premtoi vijim e investimeve në Kamzë, në rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, shkolla, etj.
“Qyteti i vetëm në Shqipëri që trefishoi biznesit. Në 4 vitet që vijnë do të rritet numri i të punësuarve, pasi dy parqe logjistike janë ngjitur me të. Ne do ndërtojmë në Kamzë një nga pallatet e sportit, më modernët në Shqipëri.”, tha Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com