TIRANË - Kryeministri Sali Berisha, mbështet plotësisht qëndrimin e Qeverisë së Kosovës ndaj referendumit të paligjshëm të serbëve në Komunat e Veriut të Mitrovicës. Berisha tha se ky akt i pavlerë dhe pa konsekuencë, për sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, është vepër e strukturave paralele dhe qarqeve të Beogradit që i mbështetin ato. Ai ka si qëllim mbajtjen në rend dite të një skenari të rrezikshëm, që synon ndryshimin e kufijve ekzistues, sipas linjave të pastërta etnike në rajonin tonë.
Kryeministri Berisha shprehet se, respektimi i kufijve aktual të Ballkanit, është i një rëndësie themelore për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin Euroatlantik dhe Europian të kombeve dhe vendeve tona.

(aq/shqiptarja.com)