TIRANE - Kryeministri Berisha ka zgjedhur sport e muzikë këto dy ditë për t'u qetësuar dhe zbavitur. Nëse pas një mesazhi drejtuar dje tifozerisë, sot ai ka preferuar të "relaksohet" duke dëgjuar këngë të vjetra.

Ja çfarë shkruan Berisha për fansat: "Sot e dielë, pak relaks! Të dashur miq, sot herët e nisa ditën duke dëgjuar dy këngë të hershme "rock" të Paul Lekës, njëra "Greene Tambourine", një hit i madh dhe themeluese e muzikës "bubblegum" dhe tjetra "Na-na-na, hey-hey-hey, kiss him goodbye", një nga hitet më të famshme në historinë e "Rock and Roll", e cila u shndërrua dhe është dhe sot një himn botëror në ndeshjet e futbollit e që është përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Cilido nga ju miqte e rrokut mund t'i dëgjoje këto dy këngë dhe në një xhest krenarie për shqiptaro- amerikanin Paul Leka që bëri emër të madh në muzikën "rock" t'i postojë ato tek të gjithë miqtë e tij të rrokut në FB.

Paul Leka performoi në disa grupe të mirënjohura të rrokut. Ai shkruajti dhe kompozoi, vetëm ose me kolegë të tij, hite të famshme që kanë fituar çmime nga fundi i viteve '60 deri në "Grammy" të vitit 2013.

Ai ishte producent i disa prej këngëve më të njohura të H. Chapin, S. Wonder, G.Gaynor, K .Kristofersson, R.Cooligde etj. Por duket se "Na na na hey hey hey kiss him goodbye" do mbetet dhe trashëgimia e tij e kulturore e pavdekshme!"

Dhe në fund të shënimit, Berisha ka publikuar edhe linqet e dy këngëve që ai ishte duke dëgjuar.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)