Berisha replikë Ramës: Nëse iu
kopjuam TVSH, pse votuat kundër?
Kryeministri Berisha i është përgjigjur liderit socialist Edi Rama në lidhje me akuzën se ka kopjuar programin e Partisë Socialiste me vendimin për të hequr TVSH-në e makinerive që importohen nga biznesi për prodhim.
TIRANE - Kryeministri Berisha i është përgjigjur liderit socialist Edi Rama në lidhje me akuzën se ka kopjuar programin e Partisë Socialiste me vendimin për të hequr TVSH-në e makinerive që importohen nga biznesi për prodhim.
“Me sa duket zoti Rama nuk e mban mend, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook, ose beson se ne të tjerët kemi harruar, se kur 3 javë më parë ky ligj u diskutua dhe u miratua në Parlament, deputetët socialistë me urdhër të tij diskutuan dhe votuan kundër ligjit”. Pra, shton Kryeministri, nëse akuza për kopjim është e vërtetë, del se socialistët kanë votuar kundër programit të tyre.
Pak pas mbledhjes së parë të Qeverisë për vitin 2013, më 4 janar, Rama komentoi në Twitter ndaj deklaratave të Berishës duke e akuzuar atë se vazhdon kopjimin e programit të socialistëve me heqjen e TVSH-së për makineritë e me sportin si urë bashkimi kombëtar. Kryesocialisti e inkurajoi shefin e Qeverisë që të kopjojë më tej, duke hequr taksën e biznesit të vogël, të heqë akcizën e naftës bujqësore e të pesëfishojë financimin për bujqësinë.
DEKLARATA E PLOTE E BERISHES NE FACEBOOK“Miqte e mij, Shvejku nuk thoshte: "C'me duhet mua se cfare them une"...
Pas komentit tim ne mbledhjen e qeverise lidhur me hyrjen ne fuqi te ligjit per heqjen e TVSH-se per te gjitha makinerite qe importohen nga te gjitha llojet e bizneseve per prodhim, zoti Rama u ankua se kryeministri i kopjoi programin. Me sa duket zoti Rama nuk e mban mend, ose beson se ne te tjeret kemi harruar, se kur tre jave me pare ky ligj u diskutua dhe u miratua ne Parlament, deputetet socialiste me urdher te tij diskutuan dhe votuan kunder ligjit. Pra del se na paskan votuar kunder programit te tyre. Ne nje mesazh ne WhatsApp nje biznesmen me shkruan se zoti Rama dje me deklaraten e tij beri Shvejkun. Ne fakt miku im gaboi sepse Rama nuk deklaroi si Shvejku "C'me duhet mua se c'bej une". Jo jo. Ai dje deklaroi "C'me duhet mua se c'them une". Miresevjen ne dheun tend zoti Rama. Gezuar! - sb”.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.2%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21