TIRANË – Kryeministri Berisha, nëpërmjet një deklarate në faqen ka reaguar lidhur me zgjedhjet e zhvilluara dje, për drejtuesit e rinj të universiteteve.
“Kryeministri Berisha përshëndet të gjithë ata që morën pjesë në garë, si dhe fituesit e dalë nga këto gara, që do të jenë drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve të vendit. Kryeministri Berisha i garanton ata se qeveria, në respekt të plotë të autonomisë së tyre, është e vendosur të bëjë gjithçka për reformimin e mëtejshëm të sistemit tonë arsimor, në mënyrë që të vendosë dijen, në themel të zhvillimit të vendit”, thuhet në deklaratën e shkurtër për shtyp të kryeministrit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com