TIRANE - Kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një bashkëbisedim me gazetarët në ambientet e kryeministrisë për të diskutuar tema aktuale të cilat kanë ngjallur debat në politikën e vendit por njëkohësisht edhe reagimin e ndërkombëtarëve.
Lidhur me Rezolutën për zgjidhjen e çëshjtes çame, e cila nuk u diskutua sot në Kuvend, Kryeministri premtoi se si çdo dokument tjetër, edhe kjo rezolutë do të shqyrtohet në Parlament. Ai tha se çështjen çame e ka ngritur bashkë me Gramoz Pashkon e bashkëpunëtorë të tjerë që në vitin 1991.
Sipas kryeministri Berisha nuk ka asnjë synim territorial ndaj Greqisë, brenda çështjes çame. Madje theksoi ai, ka një traktat paqeje mes dy vendeve. Për këtë deklaratë shefi i qeverisë iu referua traktatit të firmosur në vitin 1995 në kohën kur mbante postin e presidentit të Shqipërisë.
Kryeministri dha komente edhe për kryeprokurorin e ri Adriatik Llalla për të cilin shprehu besim se do të vijojë punën në organin e akuzës ashtu siç ka bërë në ILDKP, ku ka denoncuar shumë politikanë. Ndërsa për ish-kryeprokuroren Ina Rama lidhur me debatin e krijuar mbi afatin e përfundimit të mandatit të saj, ai tha se u largua nga ky post disa ditë me vonesë.
Shefi i qeverisë, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve foli edhe për heqjen e taksës së biznesit të vogël nga Rama, të cilën e cilësoi një premtim të pabazë. Gjithashtu trajtoi edhe deklaratat nacionaliste ndërsa nuk komentoi reagimet e ardhura nga ambasadori Arvizu.
BERISHA: KAM BESIM TE LLALLA SI KRYEPROKUROR
Kryeministri Berisha shprehu besimin e tij se kryeprokurori i ri Adriatik Llalla do të punojë me të njëjtin sukses, kur ai ishte në krye të ILDKP-së. I pyetur nga gazetarët për Adriatik Lallën në postin e Kryeprokurorit dhe rolin e tij në këtë institucion, Kryeministri tha: “Kam besim të plotë që prokuroria do të funksionojë bazuar në ligj dhe se zoti Llalla, i cili në institucionin e verifikimit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve dha një kontribut të pamohueshëm. Mos harroni ai solli denoncime të bëra publikisht për politikanët, kam besim se ato kritere do i përdorë edhe në institucionin e prokurorisë. Presidenti Nishani do të mbështesë fuqishëm luftën kundër korrupsioni, dhe se do ketë vetëm inkurajim, çka është e rëndësishme për Prokurorinë. Se kur kërcënon taksë forcën se do të grabisësh 500 km tokë dhe të japësh dorëheqjen është fatkeqësi. Kam besim dhe e siguroj që të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit do të bashkëpunojnë me vullnet të plotë për suksesin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, luftë ku institucioni i Prokurorisë ka një rol të madh"
INA RAMA, BERISHA: PATI RRJEDHJE INFORMACIONI, U LARGUA ME VONESE
Kryeministri, pyetur nga gazetarët, komentoi edhe akuzat e hedhura ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama për të cilën nuk i tërhoqi deklaratat e mëparshme lidhur me ngjarjet e ndodhura në protestën e Partisë Socialiste më 21 janar të vitit 2010. Shefi i qeverisë tha se në organin e akuzës ka pasur rrjedhje informacioni.
“Kam besimin më të madh se Prokuroria e Përgjithshme dhe institucioni i Prokurorisë ka vajza dhe djem të ndershëm dhe të përkushtuar për të bërë ligjin, sikundër ka patur dhe ka tregtarë dosjesh të cilat kanë kryer krimin e shëmtuar të rrënimit të hetimeve. Çdo shitje dosjesh është rrënim hetimit. Për fat të keq rrjedhja është problem i përbotshëm, por intensiteti është i rëndë për hetimin”, -deklaroi Berisha.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me afatin e mandatit të ish-kryeprokurores Ina Rama, Berisha tha se ajo u largua me vonesë nga ky post dhe se sipas tij duhet të ishte larguar më parë. Lidhur me këtë çështje janë ngritur debate pasi opozita pretendon se mandati i Ina Ramës përfundnote në muajin maj 2013. “Mendoj se është larguar disa ditë me vonesë sa i takon mandatit. Ka përcaktimet gjykata kushtetuese, të qarta se cili është afati i mandatit”, -theksoi Berisha.
BERISHA: RAMA PENGOI STATUSIN, NE ZGJEDHJE ME ALEANCE TE GJERE
Kryeministri Berisha fajësoi Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për mosvotimin e 3 ligjeve që sipas tij, ndëshkuan shqiptarët në mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, kryeministri tha se Partia Demokratike do të shkojë drejt tyre me aleancë të gjërë, ndërsa theksoi se si “kundërashtarin” e vetëm sheh votën.
BERISHA: KA NJE KUFI BORXHI, NUK E TEJKALOJME
Shefi i qeverisë garantoi se qeveria është e kujdesshme dhe nuk e ka kaluar asnjëherë kufirin prej 62.2 % të borxhit.
“Gjatë këtyre viteve të vështira në Europë dhe botë asnjë qeveri nuk ka kontrolluar më rigorozisht, më besnikërisht borxhin se qeveria shqiptare. Modeli në pamje të parë, pa dyshim paraqiste një rrezik, nëse parashikimi yt nuk dilte. Pse Shqipërisë i ka lëvizur borxhi me 2%. Radiografia e kësaj krize tregonte një zhvillim të paqëndrushëm në vende të tjera, por në Shqipëri ka qenë i qëndrueshëm. Absolutisht kontroll rigoroz. Modelin ekonomik nuk e kemi për të tjerët, por e kemi një nga pasuritë më të çmuara. Dhe ka funksionuar, FMN, reformat e ndërmarra mbrojtën ekonominë shqiptare. Është keq që dizinformojnë që thonë se nuk ka kufi për borxhin, por është përcaktuar 62.2. ne e kemi faktuar që nuk e tejkalojmë”.
BERISHA: CESHTJEN CAME E KAM NGRITUR QE NE VITIN 1991
Gjatë takimit me gazetarët, Kryeministri komentoi edhe çështjen çame. Berisha tha se kjo kauzë është ngritur prej tij dhe Gramoz Pashkos në janar të vitit 1991.
“Natyrisht dua të them këtu se kjo nuk bëhet nga një mazhorancë, asnjë forcë politike, kundrejt asnjë lloj forme presioni. Absolutisht, duhet të theksojmë se cështjen came, së bashku me mikun tim të ndjerë Gramoz Pashko dhe 2 bashkëpunëtorë tanë e kemi ngritur për herë të parë në janar të vitit 1991. Kur kryeministri i Greqisë, Micotaqis u bë kryeministri i parë i një vendi të lirë që takoi opozitën shqiptare, na ftoi në takim në hotel Dajti dhe në atë takim, një ndër problemet që ne shtruam ishte problemi Cam. I thamë se ne kemi cështjen kombëtare, ai tha, kam cështjen gjeologjike. Kjo cështje është ngritur në të gjitha takimet pa përjashtim, në qeveri apo opozitë nga kryetari i PD, me autoritetet më të larta të vendit mik me të cilët është takuar. Kjo cështje pas një seri diskutimesh të saj në një seri takimesh ku Shqipëria ka bërë të qartë se Shqipëria nuk ak pretendim territorial ndaj Greqisë”, u shpreh para gazetarëve kreu i ekzekutivit.
BERISHA: NUK KA SYNIM TERRITORIAL NDAJ GREQISE
Sipas kryeministrit Berisha nuk ka asnjë synim territorial ndaj Greqisë, brenda çështjes çame. Madje theksoi ai, ka një traktat paqeje mes dy vendeve. Për këtë deklaratë shefi i qeverisë iu referua traktatit të firmosur në vitin 1995 në kohën kur mbante postin e presidentit të Shqipërisë.
“Shqipëria bën të qartë se nuk ka asnjë synim territorial ndaj Greqisë. Por në traktatin e miqësisë së firmosur mes meje si president në ‘95 dhe Stefanopolus, ka një klauzolë, në të cilën thuhet cështjet e pronësisë së shqiptarëve, dhe të grekëve në Shqipëri janë cështje juridiko- teknike dhe do zgjidhen mbi bazën e këtyre procedurave. Për fat të keq kjo cështje mbeti në vend numëro. Duhet të krijoheshin komisione dhe ramë dakort që të bëheshin komisione. Kështu që ky problem është shtruar, problemi nuk ka marrë zgjidhje në një periudhë të caktuar, pretendohej se camët ishin kolaboratonistë, kjo ishte akuzë monstruoze”, tha kreu i ekzekutivit.
REZOLUTA CAME, BERISHA: DO E SHQYRTOJME
I pyetur rreth rezolutës Came e cila nuk u mor në shqyrtim sot në Parlament, Berisha tha se do të shqyrtohet si çdo dokument tjetër.
“Aleati im ka paraqitur një rezolutë. Parlamenti është institucion që ka komisione, ka një komision të jashtëm e etj dhe do shqyrtojë e vlerësojë rezolutën mbi bazën e këtij qëndrimi të mazhorancës ndaj kësaj cështje. Është mazhoranca e PD që ka kaluar një ligj në parlament dhe disa veprime të tjera. Ndaj dhe pa ndonjë lloj forme presioni nga askërkush ne në parlament do shyqrtojmë cdo lloj dokumenti të paraqitur”, tha kryeministri.
BERISHA: CEZ, HUMBJE KATASTROFALE
Një tjetër çështje e cila pati interesin e gazetarëve për të marrë përgjigje nga kryeministri ishte edhe situata me kompaninë energjetike çeke CEZ-Shpërndarje e cila operon në Shqipëri. Sipas kreut të ekzekutivit humbjet u rritën në mënyrë katastrofale lidhur me këtë kompani. “Ka qenë koha më e vështirë për qeverinë sepse prodhimi total i energjisë ishte 3.1 miliardë, çka do të thotë se qeveria importoi sasira të mëdha energjie që të mos mungonte energjia. Asnjë mungesë e energjisë ndaj qytetarëve nuk ka ardhur nga qeveria. Që të gjitha janë nga ky menaxhim i cili nuk arriti të menaxhohej”, tha Berisha.
CEZ, BERISHA: NDERPRERJA E UJIT GABIM FATAL, TE VIHEN PARA PERGJEGJESISE
Numri një i qeverisë e ka cilësuar gabim fatal dhe kërcënim të sigurisë kombëtare ndërprerjen e furnizimit me energji në ujësjellësit në vend duke lënë qytetarët pa ujë të pijshëm.
“Ka qenë nja gabim fatal kur ai kërcënoi sigurinë kombëtare duke ndërprerë ujin, këtu shkeli çdo lloj standardi të një vendi të lirë. Uroj që drejtuesit të venë para përgjegjësisë ata që urdhëruan një ndërprerje të tillë. Është e vërtetë që kishte një borxh ndaj saj, por është e vërtetë që CEZ-i kishte një borxh më të madh ndaj institucioneve”, theksoi kryeministri Berisha.
BERISHA: SHUME SHPEJT E VERTETA PER PASURINE
Kryeministri Sali Berisha komentoi gjithashtu akuzat e Partisë Socialiste për pasurinë duke thënë: “Bëjnë publike një deklaratë të bërë publike në institucionet publike për to, së bashku me të gjitha të ardhurat e tatueshme të njerëzve të mi, të cilën e kanë bërë vit për vit. Vetëm një gjë ka këtu, shumë shpejt do merren vesh arsyet pse e bëjnë, kjo pastaj do të jetë pak më ndryshe. Ata po flasin, ke dëgjuar ti ndonjë reagim? Jo! sepse ka një institucion, është gjithcka e dokumentuar kurse se cfarë fshihet pas këtyre klithmave, absolutisht kjo do të merret vesh shumë shpejt.”
DEKLARATAT NACIONALISTE, BERISHA: ZHURMË MEDIATIKE, NUK KOMENTOJ AMBASADORE
Shefi i qeverisë i ka cilësuar zhurmë mediatike debatet e krijuara lidhur me deklaratat e tij, të cilësuara nga politika vendase por edhe nga ndërkombëtarët si nacionaliste. Duke refuzuar të komentojë ambasadorin Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Berisha tha se një kërkesë të tillë e ka bërë që në vitin 1992 dhe se fjalët e tij gjatë kohëve të fundit janë një ripërsëritje e atyre çka deklaruar shumë më parë.
“Së pari ajo që thoni ju është e pavërtetë e madhe. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e zotit Arvizu, nuk me keni dëgjuar asnjëherë të komentoj deklarata ambasadorësh. Mund të them se deklarata e mia kanë qenë dhe janë në tërësinë e tyre, një ripërsëritje e qëndrimeve të mia, absolutisht. Në rast se kthehesh në festimet që i kemi bërë lidhjes së Prizrenit 3 vjet me parë do gjesh të njëjtën deklaratë. Në rast se shkon në verën e vitit 1992 do të gjesh të shkruar në dekret, absolutisht qëndrimin e sotëm mbi shtetësinë. Lexoni dekretin e 17 korrikut të vitit 1992, i cili thotë që shtetësia shqiptare do u njihet të gjithë shqiptarëve. Ky qëndrim ka qenë ligjor i vetmi standard ligjor për 6 vite me radhë. 1992-1998, ky ka qenë standardi i Republikës së Shqipërisë. Këtu nuk ka asgjë të re përveç zhurmës mediatike, përkundrazi, disa rrethana të reja më të favorshme, sepse sot shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, në Preshevë, të gjithë këta kanë lëvizur para shqiptarëve në Shqipëri, të lirë në mbarë Evropën pa viza. ”, tha Berisha.
BERISHA: RAMA KRYEBASHKIAK RRENOI TIRANEN
Berisha akuzoi kryesocialistin Rama se me politikën e tij ndjekur gjatë kohës që ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës, ai e rrënoi kryeqytetin. Sipas kryeministrit rrugët e shtruara nga Rama në krye të bashkisë sot janë jo funksionale. Kryeministri theksoi se synimi i qeverisë së tij është mbështetja e zhvillimit të biznesit.
HEQJA E TAKSES, BERISHA: PREMTIMI I RAMSES, I PABAZE
Kreu i qeverisë komentoi edhe deklaratat e kryesocialistit Rama lidhur me heqjen e taksës ndaj biznesit të vogël. Ai i cilësoi premtime të pabaza. “Premtimi i kryetarit të Partisë Socialiste për heqjen e taksës së biznesit të vogël është premtimi i një politikani unik në Evropë dhe në botë, ku thotë se borxhi do të mbahet nga Banka e shtetit dhe do llogaritet si Prodhim i Brendshëm Bruto. Kushdo mund të binte për tokë së qeshuri kur dëgjon diçka të tillë. Dy ditë më parë thoshte se ne socialistët do sjellim rritjen nëpërmjet punësimit, kjo është skema tipike e socializmit, e cila kaloi në të gjithë rrathët e varfërisë njerëzore. Ai ka një praktikë të tij që deklaron diçka të tillë, kur qeveria e Sali Berishës trefishoi buxhetin për Bashkinë e Tiranës, ai përcaktoi punësimin si objektiv të Bashkisë, punësoi të gjithë 99-shat ku ishin dhe ku nuk ishin. Sot shqiptarët kanë rrugë të asfaltuara, ai rriti punësimin duke rrënuar qytetin. Nga kjo që ai thotë që Banka e shtetit ta llogarisë borxhin publik si përqindje të GDP-së mund të presësh çdo lloj deklarate nonsens. Të dashur miq, kjo është skema tipike e socializmit, i cili kaloi në të gjitha rrathët e varfërisë deri në mjerimin ekstrem”.
Sipas shefit të qeverisë, taksa progresive është vendosur njëherë në Shqipëri dhe kjo nga daja e Edi Ramës në vitin 1946. “Taksa progresive është taksa famëkeqe të cilën e instaloi për herë të parë dajo i tij në vitin 1946, dhe po të hetoni në arkiv do të gjeni se ky është autori kryesor i tatimit të jashtëzakonshëm. Biznesi ka pasur dhe ka tek kjo qeveri mikun më të rëndësishëm. Bizneset në tërësi janë rritur me 2.5 herë. Por ky zotëri ka problem me shifrat e matematikën, por perëndia ia ka kompensuar me bojërat, ndaj leu qytetin dhe bëri mirë por nuk bëri gjë tjetër”, tha Berisha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Idrizi-deputetëve: Mos na ktheni krahët, votoni rezolutën