Berisha riciklon qëndrimet qesharake para shqiptarëve edhe në Napoli: Edi Rama vare në litar TikTok-un, mjetin më modern të komunikimit

 

Kreu i PD, Sali Berisha, vazhdon “çmendurinë” e tij duke sulmuar qeverinë për mbylljen e TikTok - një vendim i kërkuar masivisht nga qytetarët - me pretekstin se është censurim i fjalës së lirë.

Në fjalimet e tij, ky është ndër të paktat “argumenta” që ka dhe riciklon para shqiptarëve dhe të njëjtën gjë bëri edhe para bashkatdhetarëve tanë në Napoli të Italisë.

“Ti monstër e babait tënd vare në litar TikTokun, mjetin më modern të komunikimit të rinisë shqiptare dhe e bëre atë se nuk duroje kritikat e tyre. Edi Rama, diaspora nuk pajtohet me flamurin tënd të zi të censurës. Prite se po vjen, 11 maji është dita e saj, është fundi yt”,- tha kreu i PD.


Lajmi kryesor:

PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)


K.M/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Trump shpall tarifa prej 25% për makinat e importuara në SHBA

Trump shpall tarifa prej 25% për makinat e importuara në SHBA